Facebook po konsideron të nxjerrë një version të platformës së tij të famshme Instagram, për fëmijët nën moshën 13 vjeç, për t’i lejuar ata ta përdorin “në mënyrë të sigurt” platformën. Aktualisht kompania nuk lejon personat që janë nën këtë moshë të krijojnë një llogari në platformë.
Një zëdhënës i Facebook tha për The Guardian se kompania po eksploronte një version të kontrolluar nga prindërit të Instagram, të ngjashëm me aplikacionin Messenger Kids që është për fëmijë nga mosha 6-12 vjeç.
None found
“Ne jemi duke punuar në ndërtimin e produkteve shtesë që janë të përshtatshme për fëmijë, të menaxhuara nga prindërit”, tha zëdhënësi.
“Jemi duke eksploruar sjelljen e një përvoje të kontrolluar nga prindërit në Instagram për të ndihmuar fëmijët të vazhdojnë me miqtë e tyre, të zbulojnë hobi dhe interesa të reja, dhe më shumë.”
Në një postim në blog në fillim të kësaj jave, i cili nuk përmendte shërbimin e ri të propozuar të Instagram, kompania vuri në dukje se megjithëse njerëzve u kërkohej të futnin moshën e tyre kur regjistroheshin në Instagram, nuk kishte asgjë për t’i parandaluar ata që të gënjejnë gjatë regjistrimit. Megjithatë, platforma tha se do ta kapërcente këtë problem duke përdorur teknika të “machine-learning”, në mënyrë që platforma aktuale e Instagram, të ketë me të vërtetë vetëm përdorues +13.
Aksionet e kompanive të lidhura me inteligjencën artificiale pësuan rënie gjatë tregtimit gjatë natës, pas fitoreve të konsiderueshme të demokratëve…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar mbështetësit e tij për mundësinë e një procedure të re shkarkimi nga detyra, nëse…
Një incident i rëndë është regjistruar në një shkollë të mesme në qytetin Oberhausen të Gjermanisë, ku shpërthimi i një…
Ministria e Shëndetësisë po përgatit një ligj të ri për barnat, i cili parasheh rregulla më të rrepta për disponueshmërinë,…
Nga LSDM thonë se "për Alta Bankën, e gjithë përgjegjësia është e Hristijan Mickoskit dhe Trajko Slaveskit, ata e sollën…
I akuzuari për krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1999 në Kosovë, Ramadan Morina, është sjell para Gjykatës Themelore…