Categories: argetim

Mori jashtë radhe vaksinën, ish-presidentit i ndalohet të mbajë post për 10 vjet

Ish presidentit të Perusë, Martin Vizcarra i është ndaluar të mbajë një post publik për 10 vjet nga një votim i Kongresit pasi mori pa radhë vaksinën kundër koronavirusit.

Vizcarra u shpall fajtor për deklarim të rremë dhe ndikim të paligjshëm në lidhje me skandalin që shpërtheu në Peru ku shumë ministra dhe zyrtarë të lartë publik morën vaksinën e Sinopharm edhe pse ata ende nuk ishin të aksesueshme për banorët e vendit.

Të lidhura

None found

Mes personave të tjerë që u penalizuan nga ky skandal ishin dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Pilar Mazzetti dhe ish-ministrja e Jashtme, Elizabeth Astete.

Të gjithë këta ministra morën vaksinën dhe më pas dhanë dorëheqjen kur skandali shpërtheu. Megjithatë, ata e mohuan të kenë shfrytëzuar postin për të pasur akses para kohe tek vaksina.

Ish-presidenti Vizcarra deklaroi në shkurt se ai së bashku me bashkëshorten e kishin marrë dozën e parë të vaksinës në tetor si pjesë e vullnetarëve që testuan vaksinat e Sinopharm në Peru, një dëshmi kjo që u mohua nga universiteti.

Tags: argetim

të fundit

Qeveria ndan 203 milionë lekë nga buxheti i vitit 2026 për të mbështetur financiarisht komunitetet fetare! Ja sa ka përfituar secili

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për përcaktimin e masës së financimit nga buxheti i vitit…

13 minutes ago

Lirohet nga detyra zëvendësministri i Mbrojtjes, ja nga kush zëvendësohet

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Andrea Shllaku është liruar ditën e sotme nga detyra. Në këtë detyrë është emëruar Pranvera Skana. Ky…

23 minutes ago

Zbuloni kush u zgjodh lideri i fundit për këtë sezon të 5 të “Big Brother VIP”, ja çfarë avantazhi do ketë…

Ditën e sotme është zgjedhur lideri i fundit i këtij sezoni të pestë të “Big Brother VIP”. Banorët kanë votuar…

54 minutes ago

Ambasada amerikane: Grupet e lidhura me Iranin mund të godasin në Shqipëri! Kujdes në zona turistike, qendra tregtare, hotele e lokale

Mesazhi i Ambasadës amerikane në Tiranë për sulme të mundeshme të grupeve të lidhura me regjimin e Teheranit. “Grupet e…

1 hour ago

Pamje APOKALIPTIKE në Greqi! Kreta mbulohet nga pluhuri afrikan, qielli bëhet i kuq

Qyteti i Heraklion, në ishullin e Kretë, po përballet me një situatë të pazakontë dhe alarmante, pasi është mbuluar nga…

1 hour ago

Nisin pëlqimet e para në Ferma VIP/ Akili shpreh hapur ndjenjat: Ajo është e para që dua të shoh kur zgjohem, sa e mirë

Debatet dhe polemikat kanë nisur herët në Ferma VIP 3, por krahas tyre, në fermë kanë filluar të shfaqen edhe…

2 hours ago