* Hoteli më i lartë luksoz në botë, që krenohet me një restorant në katin e 120-të, është hapur për vizitorët në Shangai
* Hoteli J ka 165 dhoma në katet e fundit të Kullës Shangai 632 metra të lartë në rajonin financiar të qytetit
None found
* Hoteli luksoz gjithashtu mburret me një shërbim 24/24 orë dhe ashensorin më të shpejtë në botë, i cili lëviz me 18 metra në sekondë
* Një natë në një suitë ‘J’, e cila është e kompletuar me llambadarë kristali dhe sauna, do të kushtojë mbi 67,000 juanë (7,443 paund)
Hoteli më i lartë luksoz në botë, që krenohet me një restorant në katin e 120-të dhe shërbim personal 24/24 orë, është hapur në Shangai për vizitorët që nuk i frikësohen çmimeve të larta dhe që mbi të gjitha kanë qejf lartësitë. 165 dhomat luksoze të Hotelit J zënë katet e fundit të Kullës Shangai, 632 metra të lartë në rajonin financiar të qytetit.
Ashensorët lëvizin me një shpejtësi rekord prej 42.8 km/orë ose 18 metra/s. Hoteli është më i larti në botë dhe ndodhet në ndërtesën e dytë më të lartë në botë pas Burj Khalifa të Dubait (830 metër). Kulla e Shangait është ndërtesa e dytë më e lartë në botë pas Burj Khalifa e Dubait (830 metër e lartë).
Hapja e hotelit u vonua pjesërisht nga pandemia e koronavirusit, por tani hoteli ka filluar të presë vizitorët e pasur të cilët kanë në dispozicion një shërbim të dedikuar 24/24 orë.
Klientët e rregullt gjithashtu mund të shijojnë një nga shtatë restorantet, baret, spa-të, pishinën në katin e 84-të dhe të gjitha pjesët e tjera të hotelit luksoz.
Suitat e Hotelit J ofrojnë një pamje të jashtëzakonshme të qytetit, por ato nuk janë të lira. Nga e Shtuna, një natë në një ‘Suitë J’, e cila është e kompletuar me llambadarë kristali dhe sauna, do të kushtojë mbi 67,000 juanë (£7,443)
Nuk është i lirë. Për të festuar hapjen e tij, Hoteli J po ofron një ‘çmim special’ prej 3,088 juanësh ($450 or £343) një natë, por çmimet për 34 suitat e tij janë në stratosferë.
Një natë në një suitë ‘J’, e cila është e kompletuar me llambadarë kristali dhe sauna, do të kushtojë mbi 67,000 juanë (£7,443)
Hoteli është pjesë e Jin Jiang International Hotels, një grup i madh shtetëror kinez.
“Në ditën e hapjes sonë, edhe faqja në internet ishte e mbingarkuar nga vizitorët që kishin interes të madh për të ardhur dhe për të vizituar hotelin tonë,” tha znj. Renee Wu, drejtore e shitjeve dhe marketingut.
Klientët e rregullt gjithashtu mund të shijojnë një nga shtatë restorantet (përfshirë restorantin në foto Jin Yan), baret, spa-të, pishinën në katin e 84-të dhe të gjitha pjesët e tjera tipike të një hoteli të nivelit të lartë.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për…
Manuel Neuer pritet t'i japë fund karrierës së tij si futbollist profesionist në fund të këtij sezoni, duke i dhënë…
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka akuzuar sot vendet europiane se po pengojnë përpjekjet për arritjen e paqes në Ukrainë,…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku një 45-vjeçar dyshohet se ka plagosur me mjet…
Studentët kanë dalë në një deklaratë për mediat nga Spitali i Traumës, ku po marrin ndihmë mjekësore protestues të plagosur…
Një aksident me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari është regjistruar në fshatin Perondi, në bashkinë Kuçovë. Viktima, i identifikuar si…