Çfarë bëjnë ata që janë aq të suksesshëm sa janë? Si fillim zgjohen shumë më herët se ju!
CEO i Apple, Tim Cook zgjohet çdo ditë në 3:45 dhe merret me email-et.
None found
Ai zgjohet çdo mëngjes në këtë orë, merret për 1 orë me email-et, pastaj shkon në palestër. Pas palestrës në Starbucks (ku dhe aty kthen përgjigje email-esh) dhe pastaj niset për në punë. “Ideja është që kur bën atë që do, nuk e mendon si punë apo detyrë. Eshtë thjesht ajo që ti bën. Dhe është fat i mirë kur e gjen veten diku.”- është shprehur Cook.
Michelle Obama fillon fiskulturën në 4:30 të mëngjesit
“Nëse nuk ushtrohem nuk do të ndihem mirë. Do të mërzitem dhe ashtu do të më shkojë e gjithë dita.:
CEO i PepsiCo, Indra Nooyi është në zyrë fiks në orën 7:00.
Ajo zgjohet çdo ditë në orë 4:00 dhe thotë se gjumi është një dhuratë nga Zoti që ajo s’e pati kurrë.
CEO i Twitter dhe Square, Jack Dorsey zgjohet para se të zbardhë për të bërë 6 milje vrap.
Sipas Neë York Magazine, bashkëthemeluesi i Twitter-it zgjohet në 5:30 për të medituar dhe bërë ecje të gjata.
Themeluesi i Virgin Group Richard Branson zgjohet në 5:45 çdo ditë!
Ai i përdor orët e para të mëngjesit për të ngrënë vaktin e parë i qetë dhe për t’u ushtruar fizikisht.
CEO i Virgin America, David Cush fillon të punojë pak pasi zgjohet në 4:15.
Rutina e tij është e thjeshtë. Zgjohet në 4:15, çon email-e, telefonata biznesi, hap radion, lexon gazetën e përditshme dhe pastaj merr biçikletën për t’u nisur drejt palestrës.
CEO i Vodafone zgjohet përditë në 6:00.
Ushtrohet dhe pastaj e gjen në punë deri në 10:45 të darkës, me ndonjë pushim të shkurtër për të darkuar me miqtë a familjen. Gjithnjë bie për të fjetur në 11:30
Mesfushori i Kosovës, Veldin Hoxha, ka shënuar golin e tij të parë këtë edicion në Premier Leaguen e Rusisë.Hoxha realizoi…
Erion Veliaj ka firmosur shkarkimin e Rigers Sheqerit, kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, dhe Zhaneta Beqirit, drejtoreshë e…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në Sferkë të Pejës,…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës joqeveritare GERMIN, me të cilët ka diskutuar për…
Zëvendësministri i parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, ka reaguar pas vizitës familjare të Jakup Krasniqit në…
Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është shtruar në repartin e kujdesit intensiv në një spital në Brasilia, pasi ka zhvilluar…