Një çift në Angli kanë fituar plot 184 milionë paund apo 228 milionë dollarë, në një lotari të përjavshme, duke siguruar shumën më të lartë të fituar ndonjëherë në një lojë fati dhe duke thyer çdo rekord në Britaninë e Madhe.
Çifti i bashkëshortëve jeton në qytezën e vogël të Cheltenham në Angli. Biletën, Joe dhe Jess e kishin blerë më 10 maj, krejt rastësisht. Joe tha se e kuptoi që kishte fituar teksa nisi të kontrollojë biletën në orën 05:00 të mëngjesit, teksa kishte nxjerrë shëtitje qentë e tij.
Të dy, burrë e grua, thanë se do ta lënë punën e se do të shfrytëzojë paratë e fituara për të shijuar udhëtime qark botës, bashkë me familjen e miqtë e tyre. Thonë se do ta nisin nga Havai, ëndrra e tyre që në fëmijëri.
None found
Rekordi i mëparshëm i fituar në një lotari në Britani ishte në 170 milionë paund. Mediat në Angli thonë se tashmë çifti Thwaite janë më të pasur edhe se vetë Adele, këngëtarja më e pasur e Britanisë së Madhe. /A2CNN
MPB njofton se në rrugën Kriva Pallankë ka ndodhur një aksident në trafik, ku ka humbur jetën një motoçiklistë."Më 06.09.2026…
Shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së, Volker Turk, ka paralajmëruar se Inteligjenca Artificiale, mund të bëhet aq e…
Përfundojnë pushimet dhe nesër deputetët do t’i rikthehen punës në Kuvend, me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Seanca e…
Një student 21-vjeçar në Indinë qendrore ka bërë atë që shumë njerëz e konsideronin të pamundur: ka nisur i vetëm…
Në vijim të takimeve me drejtues të strukturave të arsimit parauniversitar, ministrja Mirela Kumbaro, dha disa mesazhe të rëndësishme para…
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë pritet të shqyrtojë sot çështjen e eksporteve të armëve nga Gjermania drejt Izraelit,…