Komisioni Europian ka hapur një hetim antitrust për të vlerësuar nëse Facebook ka shkelur rregullat e konkurrencës duke përdorur të dhëna reklamuese të mbledhura veçanërisht nga reklamuesit, për të konkurruar me ta në tregjet ku Facebook është aktiv, siç janë reklamat e klasifikuara.
Hetimi do të hetojë, gjithashtu, nëse Facebook lidh shërbimin e tij të reklamave, Marketplace, me rrjetin social, duke shkelur rregullat e konkurrencës së BE-së.
“Pas një hetimi paraprak, KE ka frikë se Facebook do të shtrembërojë konkurrencën për shërbimin e reklamave në internet”, shkruan ekzekutivi i BE-së. “Në veçanti, ai mund të përdorë të dhëna të marra nga ofruesit konkurrues, që operojnë në platformën e saj, për të ndihmuar Marketplace të mposhtë konkurrencën”, shtoi ai.
Facebook përdoret nga gati tre miliardë persona në baza mujore dhe nga gati shtatë milionë kompani që reklamojnë. Ai mbledh sasi të mëdha të dhënash mbi aktivitetin e përdoruesit, duke e lejuar atë të drejtojë grupe specifike të klientëve.
Një shtetas polak është ndaluar në pikën kufitare të Qafë Thanës, pasi ka tentuar të kalojë kufirin me armë në…
Dafina Zeqiri ka bërë një pauzë të shkurtër nga muzika për t’i kushtuar jetës personale pas lindjes së djalit të…
Një vajzë shqiptare, 20-vjeçarja nga Kosova, Aulona Morina rrëmbeu vëmendjen dhe admirimin e jurisë në spektaklin gjerman të talenteve muzikore,…
Një sherr mes tre personave ka ndodhur mbasditen e sotme në Ksamil. Mësohet se konflikti ka nisur për marrjen me qira…
Në 76-vjetorin e masakrës së Qafë Valmirit, Mirdita ka nderuar sot kujtimin e 14 martirëve të pushkatuar dhe varur nga…
Presidenti amerikan Donald Trump po planifikon të organizojë një samit trepalësh me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin rus Vladimir…