argetim

Më të lehtat për t’u vjedhur, fjalëkalimet që duhet të shmangni që të mos ju “hakohet” Facebook dhe Gmail

Ekspertët kanë paralajmëruar përdoruesit e rrjeteve sociale të mos përdorin disa fjalëkalime të zakonshme pasi ato rrisin shanset për t’u hakuar, thuhet në një raport të ri. Studimi i kryer nga kompania ‘Dojo’ zbuloi se shumë njerëz priren të ‘riciklojnë’ fjalëkalime të ngjashme.

Studimi shqyrtoi 100,000 fjalëkalime dhe më pas i grupoi ato në më shumë se 30 kategori, nga kafshët tek shenjat e yjeve. Hulumtimi nxori disa të përbashkëta interesante: Shumica e njerëzve priren të përdorin variacione të të njëjtit fjalëkalim, me numra ose karaktere. Në krye të listës janë emrat e kafshëve shtëpiake dhe termat e dashurisë si ‘fëmijë’, ‘dashuri’ dhe ‘engjëll’.

Të lidhura

None found

“Duke parë se cila kategori kishte fjalëkalimet më të përdorura, studimi mund të zbulojë subjektet e fjalëkalimeve që duhet të shmangni në tërësi për të qëndruar të sigurt në internet”, shkroi studimi.

Studimi gjithashtu këshilloi në mënyrë specifike përdoruesit që të qëndrojnë larg fjalëkalimeve që përmbajnë gjëra të tilla si sportet, markat e makinave, ushqimi, ngjyrat, qytetet dhe vendet.

Sipas raportit, fjalëkalime të tjera të njohura për t’i evituar janë ato që përmbajnë një sekuencë numrash si ‘123456’ (23.2 milion përdorues), ‘123456789’ (7,7 milion përdorues) dhe ‘1111111’ (3.1 milion përdorues)

të fundit

Zjarr në pronën 42 milionë dollarëshe të Will Smith në Calabasas, flakët prekin një ndërtesë të vogël

Një zjarr ka përfshirë një pjesë të rezidencës luksoze të aktorit të njohur Will Smith në Calabasas të Kalifornisë, me…

4 minutes ago

Dortmund hap bisedimet për Gabriel Kullën, 18-vjeçarit shqiptar i del përpara një mundësi e madhe në Evropë

Gabriel Kulla dhe ndeshja Bayern Munich - DortmundRendimenti i treguar nga talenti i Shqipërisë U19, Gabriel Kulla, me Sassuolo U20,…

7 minutes ago

Another 26,000 doses of the flu vaccine have arrived, while more than 28,000 people have been vaccinated

Ministria e Shëndetësisë njofton se 26,000 doza shtesë të vaksinave kundër gripit sezonal kanë mbërritur dhe po shpërndahen në pikat…

16 minutes ago

Rokas: Constitutional amendments are the next step toward EU negotiations

Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë për vitin 2026 u shqyrtua në seancën e përbashkët të Komisionit për Çështje Evropiane…

17 minutes ago

Sali: European Commission’s findings must be turned into responsibilities, deadlines and results

Zv. kryeministri i Qeverisë dhe ministri për Çështje Evropiane (MÇE), Bekim Sali, në mbledhjen e përbashkët të Këshillit Nacional për…

17 minutes ago

Kurti tells The Irish Times mutual recognition is key to full normalization with Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova kërkon normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, me njohjen reciproke…

17 minutes ago