Paraqitjet e Gabriel Kullës me Sassuolo U20 kanë bërë që sulmuesi i Shqipërisë U19 të tërheqë interesin e klubeve të mëdha evropiane. Mes tyre është edhe Borussia Dortmund, skuadra e Bundesligës.
Mediet gjermane, përfshirë “Fussballeuropa”, raportojnë se klubi verdhezi ka nisur kontaktet me ekipin italian për të diskutuar transferimin e 18-vjeçarit.
None found
Kulla ka zbritur këtë sezon edhe në fushë me ekipin e parë të Sassuolos në Serie A, ku ka regjistruar 2 paraqitje. Sipas “Transfermarkt”, vlera e kartonit të tij është 1.40 milionë euro.
Me Sassuolo Primavera, sulmuesi ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 1 asist në 9 ndeshje gjatë këtij sezoni.
Një transferim i mundshëm te Dortmund do t’i krijonte Kullës një mundësi të rëndësishme për t’u afirmuar në futbollin evropian, pasi klubi gjerman njihet për mbështetjen që u jep talenteve.
Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme edhe në zonat rurale të Kukësit. Gjatë ditës së sotme, të bllokuara kanë qenë…
La Liga ka qenë cak i një sulmi kibernetik, gjatë të cilit janë nxjerrë të dhëna personale nga një prej…
Një zjarr ka përfshirë një pjesë të rezidencës luksoze të aktorit të njohur Will Smith në Calabasas të Kalifornisë, me…
Ministria e Shëndetësisë njofton se 26,000 doza shtesë të vaksinave kundër gripit sezonal kanë mbërritur dhe po shpërndahen në pikat…
Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë për vitin 2026 u shqyrtua në seancën e përbashkët të Komisionit për Çështje Evropiane…
Zv. kryeministri i Qeverisë dhe ministri për Çështje Evropiane (MÇE), Bekim Sali, në mbledhjen e përbashkët të Këshillit Nacional për…