Categories: argetimlifestyle

Jeni në një marrdhënie ose duke flirtuar, ja si ta përballosh tmerrin e të lënit “seen”

Kur nis një marrëdhënie të re, ose thjesht je duke flirtuar, ndër gjërat më të bukura që përjeton është edhe shkëmbimi i shpeshtë i mesazheve që janë përherë e më të këndshme sepse flet me një person të ri.

Por fakti që të shkruash mesazhe është aq e lehtë sa mund ta bësh gjithandej e bën edhe vonesën apo moskthimin e një përgjigjeje një mesazh më vete.

Të lidhura

None found

Shumë mund ta interpretojnë si injorim, por mund të jetë më pak ose më shumë se kaq. Sipas ‘Cosmopolitan’ duhet të keni parasysh 6 detaje kur ua lënë ‘seen’ ose thjesht bëjnë sikur nuk ua hapin mesazhin.

Më së shumti lënia ‘seen’ interpretohet me faktin që ju mund të mos jeni prioritet i personit përballë në atë moment. Nuk ka rëndësi sa kohë të ka lënë pa një përgjigje. Ky detaj tregon që në atë moment nuk je ti prioriteti. Sido që të jetë duhet të ecësh para dhe mos u var nga një përgjigje.

Rilexoje mesazhin e fundit që të kuptosh nëse ka pasur nevojë për një përgjigje apo jo. Nuk i dihet asnjëherë, mbase mesazhi që i ke nisur as nuk ka pasur nevojë për një përgjigje, mbase ishte fundi i një bisede.

Ji i duruar. Te mendosh dhe rimendosh një çështje të caktuar, zakonisht bëhet sebep për reagime impulsive dhe të gabuara.

Mos i shkruaj më. Mos u bëni si të fiksuara duke i rishkruar për të marrë shpjegime. Pritja ose thjesht harrimi i çdo gjëje është zgjidhje më e mirë.
Bëj qejf. Përkushtoju vetes. Bëj gjërat që të bëjnë të lumtur dhe të japin qetësinë që do.

Pyet veten nëse fakti që ai ta la ‘seen’ është sinjal që komunikmimi nuk duhet të vazhdojë më. Ky është i vetmi moment që ju lejohet ta analizoni dhe pastaj thjesht vazhdoni jetën.

të fundit

Maqedonci e njofton presidenten Shiroka-Pula për zhvillimet dhe prioritetet në mbrojtje

Sot, në Ministrinë e Mbrojtjes, ministri Ejup Maqedonci priti në një takim presidenten e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, me…

4 minutes ago

Drejtori i Ortopedisë në QKUK: Ushtari i FSK-së do të operohet urgjentisht nesër

Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është lënduar gjatë një stërvitjeje ushtarake në poligonin e Babajt të Bokës.…

4 minutes ago

Sveçla zhvillon bisedime në Japoni për forcimin e bashkëpunimit në siguri

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, është pritur në takim nga ministri japonez për Punë të Brendshme…

5 minutes ago

Marta Kos kërkon ndryshimet kushtetuese: Pa to, negociatat me BE-në nuk ecin përpara

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, i ka bërë thirrje Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të zbatojë ndryshimet kushtetuese,…

9 minutes ago

Corvette e lënë në hambar për 25 vjet pastrohet për herë të parë në thellësi

Koha nuk kursen as makinat, sidomos ato që lihen të braktisura për vite të tëra. Një Chevrolet Corvette C4, e…

9 minutes ago

Kasami për kundërshtimin e ZNAM-it ndaj provimit të jurisprudencës në shqip: Kjo është arsyeja pse Fillkov nuk është më ministër

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka komentuar kundërshtimin e partisë ZNAM për mbajtjen e Provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe,…

9 minutes ago