argetim

Gruaja e verbër rifiton shikimin, momenti kur shikon për herë të parë partnerin bëhet viral (VIDEO)

Historia e dashurisë së Sophia Corah, duket sikur ka dalë nga ndonjë film.

Ajo u zgjua një ditë dhe jeta e saj nuk ishte më e njëjtë. Nuk shikonte asgjë.

Të lidhura

None found

Pavarësisht nga gjendja e saj vendosi të mos e linte kolegjin. U transferua në një tjetër që ishte më afër shtëpisë, pasi nuk mund të shkonte më aq larg. Në shtëpi gjërat ishin më ndryshe, por sapo largohej prej saj, çdo gjë bëhej më e vështirë.

Sidoqoftë, fati e deshi që Sophia të takonte një burrë të mrekullueshëm, Christian.

“Ai me të vërtetë u bë familja ime dhe sistemi i mbështetjes. Më prekte mënyra sesi më mbronte, edhe pse sapo ishim njohur”, tregon ajo.

Që të dy punonin si asistentë në kolegj dhe e nisën marrëdhënien e tyre si miq.

“Christian më mbante tek krahu nëpër kampus. Sigurohej që unë të haja drekën”.

Por momenti më i veçantë në jetën e tyre bashkë, ishte ai kur ajo e pa për herë të parë.

Procesi i saj i shërimit konsistonte në provimin e grupeve të ndryshme të lenteve të kontaktit dhe 2 operacioneve.

Lentet e para që përdori Sophia nuk funksionuan për një kohë të gjatë, por ajo ishte në gjendje të shihte fytyrat për disa orë në ditë. Kur pa fillimisht fytyrën e Christian, u magjeps.

“Ai mendoi se m`u duk i shëmtuar për shkak të reagimit tim. Në fakt ai ishte më i bukur nga sa kisha menduar”, tregon ajo.

të fundit

VIDEO/ Burreli-Kastrioti përfundon në kaos: katër të përjashtuar dhe policia në fushë

Burreli - KastriotiKategoria e Parë për sezonin 2026-2027, ka nisur mjaft e tensionuar, madje ndeshja Burreli – Kastrioti, e zhilluar…

2 hours ago

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 7 Shtator 2026

Dashi Do merrni fryme lirisht gjate gjithë kësaj dite dhe gjerat kane për te ecur për mrekulli mes jush dhe…

2 hours ago

Dramë te Juventusi, Zhegrova i shpëton përfshirjes jashtë listës së Serie A pas sakrifikimit të Milikut

Juventusi ishte shumë pranë marrjes së një vendimi që do të shkaktonte jo pak reagime, pasi ylli i Kosovës Edon…

2 hours ago

Constitutive session to continue on Wednesday, still no certainty over votes for president

Takimet i patën të vazhdueshme. Gjithçka drejt një marrëveshjeje për president. E pas disa herëve bashkëbisedim mes kryetarit të Lëvizjes…

2 hours ago

Conflict in former Park area in Tirana/ 26-year-old man stabbed, 53-year-old suspect escorted to police (NAMES)

Një 26-vjeçar është plagosur me mjet prerës mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e ish-Parkut në Tiranë, pas një…

2 hours ago

Queen Margrethe of Denmark hospitalized, will be under care for the week

Mbretëresha Margrethe e Danimarkës është shtruar në spital pasi nuk është ndjerë mirë, njoftoi Pallati Mbretëror danez të dielën, më…

2 hours ago