Të gjithë shohim qindra story (në Instagram dhe jo vetëm) në ditë dhe qindra të tjerë shohin postimet tona. Shpesh, e gjejmë veten duke kërkuar për emrin e dikujt në listën e njerëzve që kanë parë Instastory-t tona.
Të shohësh ose jo story-t e dikujt nuk do të thotë shumë, por është sidoqoftë një urë komunikimi. Të paktën ai (ose ajo) nuk po ju injoron edhe pse, siç thamë, kjo mund të mos tregojë asgjë për marrëdhënien tuaj.
None found
Por, ç’do të thotë kur “fiksimi” ju sheh çdo story, ndonjëherë mbase edhe ju shkruan, por në jetën e vërtetë nuk ju flet thuajse asnjëherë?!
Është e mundur që ta gjeni veten duke menduar: “Prit pak, ai po më injoron, por vazhdon të më shohë story-t?” Jess O’Reilly, seksologe, thotë se “disa njerëz i injorojnë njerëzit që pëlqejnë sepse po luajnë lojëra, ose thjesht nuk janë të sigurt se si ta bëjnë atë lëvizjen e parë”.
Nëse mendoni se për ju është rasti i dytë, nuk ka asnjë problem nëse ju e ndërmerrni vetë të parët këtë hap. Bëni “react” në një nga postimet e tyre, ose edhe shkruani “Hi” në inbox-in e Instagram (Direct Message).
Është normale të doni të merrni vëmendjen e dikujt me postime në rrjete sociale. Edhe një veprim i pakuptimtë si të parit e disa postimeve, u ofron atyre një këndvështrim në jetën tuaj. Megjithatë, ekspertët sugjerojnë të mos e ktheni këtë në një “shpresë të madhe”, veçanërisht nëse nuk keni folur kurrë në jetën e vërtetë. Nuk ka asgjë të keqe nëse fakti që ai të sheh story-t të bën të lumtur, por mos harroni se lidhjet më të rëndësishme bëhen përmes një komunikimi direkt në jetën e vërtetë, inbox.
Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…
Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…
Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…
Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në…