Bill Gates ka anuluar pushimet e tij, ndikuar nga situata e pandemisë për shkak edhe të mutacionit Omicron. Në një postim në Twitter, miliarderi dhe themeluesi i Microsoft-it, njoftoi se ai anuloi pushimet e tij të Krishtlindjeve për shkak të valës së re të pandemisë.
Bill Gates, fondacioni i të cilit po bën përpjekje për të luftuar Covid-19, shkroi në Twitter: “E di që është zhgënjyese të kesh Krishtlindje me Covid edhe këtë vit. Por gjërat nuk do të jenë kështu përgjithmonë. Një ditë do të përfundojë pandemia dhe sa më mirë të kujdesemi për njëri-tjetrin, aq më shpejt do të vijë kjo kohë.”
None found
Madje, miliarderi vlerësoi se vala aktuale e pandemisë do të përfundojë në mars të vitit të ardhshëm, sepse mutacioni i ri i koronavirusit po përhapet me shpejtësi marramendëse. “Këta muaj mund të jenë të vështirë, por unë ende besoj se nëse marrim hapat e duhur, pandemia mund të përfundojë në vitin 2022”, tha Gates, duke parashikuar nëse Omicron do të vazhdojë të përhapet me këtë ritëm, së shpejti, mutacioni i ri Covid-19 do të gjendet në çdo vend të botës.
Një zjarr shpërtheu të premten në mbrëmje në Katedralen ikonike të Shën Vasilit, në Sheshin e Kuq të Moskës, por…
“Populli i Fushë-Arrëzit do të shkojë në referendum, kundër shkrirjes së bashkisë”. Kështu shprehet kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Hil Curri, i…
Banorët e Belshit iu bashkuan sot valës së kundërshtive ndaj Reformës Territoriale, e cila synon t'i bashkojë me Elbasanin. Duke…
Bia Khalifa ka treguar se marrëdhënia e saj miqësore me ish-banorin e “Big Brother VIP Kosova”, Lim Hoti, vazhdon edhe…
Situata me zjarrin e rënë në zonën e Palasës po shkon drejt normalizimit. Sipas raportimeve paraprake, vatra e zjarrit, e…
Prokuroria Speciale bëri të ditur se gërmimet që po zhvillohen në Zubin-Potok janë pjesë e një procesi të ndjeshëm hetimor…