argetim

Baba Anujka, gjyshja famëkeqe serbe që vrau rreth 150 njerëz

History of Yesterday

Përktheu: AlbEu.com

Të lidhura

None found

A mund ta mendonit që një gjyshe e kaq e lezetshme mund të vriste një bletë, e lëre më 150 njerëz? Ajo u arrestua dy herë, duke i shpëtuar shumicës së akuzave për mungesë provash dhe besohet se ka vrarë mbi 150 njerëz.

Vrasësja më e frikshme në Europë ishte një gjyshe nga Serbia, e njohur si Baba Anujka.

Njerëzit nga vendet e largëta shkuan te Anujka për trajtime mjekësore. Asaj i pëlqente të mburrej se trajtimet e saj nuk dështuan kurrë dhe se edhe ilaçet e saj bliheshin edhe nga aristokratët.

Ajo që është e domosdoshme të përmendet është se ajo ofroi edhe një shërbim shumë të veçantë. Për një shumë të majme, gjyshja Anujka përgatiti edhe kurën për të “larguar” një person që ishte bërë i bezdisshëm.

Viktimat e saj ishin gjithmonë burra që u larguan nga kjo botë  pa u vënë re disa ditë pas marrjes së ilaçit që ishte në fakt helm.

Çdo vrasës serial ka një arsye

Baba Anujka, e quajtur Ana Draxin, lindi në Rumani diku në vitin 1837 si e bija e një tregtari bagëtish, por që në fëmijëri, familja e saj jetonte në Petrovasâla, në Banat, një vend në Serbi.

Në moshën 20-vjeçare ajo u sëmur nga një ushtar austriak me sifiliz, duke e detyruar atë të qëndronte në izolim për disa kohë, ku studioi mjekësinë tradicionale. Me këmbënguljen e të atit, ajo u martua me një pronar toke 20-vjeçar, me të cilin lindi 11 fëmijë (10 prej të cilëve nuk jetuan deri në moshën madhore).

Pas vdekjes së burrit të saj, ajo hapi një laborator dhe filloi të përgatiste ilaçet e saj, raporton AlbEu.com.

Kura më e njohur e gjyshes Anujka ishte një kombinim i arsenikut, merkurit dhe farave etnobotanike, të cilat sipas saj zgjidhën të gjitha shqetësimet e klientit – materiale apo martesore.

Ajo gjithmonë i pyeste pacientët e saj se sa serioz ishte problemi që duhej zgjidhur: me këtë, ajo iu referua peshës së atij që do të vritej, në mënyrë që të mund të rregullonte dozën e përbërësve.

Ajo u premtoi klientëve se “shqetësimet” e tyre do të zhdukeshin për 8 ditë dhe kërkoi 5000 dinarë për një shishe të ilaçit mrekullibërës. Nuk dihet saktësisht se sa njerëz ka vrarë gjyshja Anujka. Shumë herë familjet që i kërkuan ndihmën e saj refuzuan autopsinë në mënyrë që të mos kuptohej se bëhej fjalë për helmim.

Ajo ia doli të lirohej herën e parë që u arrestua në vitin 1914, por nuk pati të njëjtin fat 14 vite më vonë, kur, për herë të parë, autoritetet mund të provonin përfshirjen e saj në vdekjen e një burri.

Gabimi ishte se në atë rast pijen nuk e kishte bërë vetë gjyshja Anujka por një infermiere. Duke qenë se kura nuk ishte aq e fortë, viktima arriti të fliste me një mjek përpara vdekjes.

“Nuk kam parë kurrë helm në jetën time. Kam përgatitur vetëm ilaçe, por ato ishin krejtësisht të padëmshme”, tha Baba Anujka në gjykatë.

Një grua që pranoi se kishte paguar 5000 dinarë për ilaçin çudibërës dëshmoi para gjykatës. Baba Anujka në moshën 92-vjeçare është ngritur dhe e ka goditur dëshmitaren me shuplakë.

Një bujë e madhe u krijua rreth procesit, me gazetat nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara që prisnin për të gjitha detajet. Baba Anujka u dënua me 15 vite burg, por nuk e kreu dënimin e plotë, duke u falur në vitin 1936 në moshën 100-vjeçare.

/albeu.com

 

 

të fundit

U eliminua nga Botërori, trajneri i Holandës nuk jep dorëheqjen: Kam idetë e mia, por s’do ti them

Trajneri i Holandës, Ronald Kuman, shumë i zhgënjyer, foli për NOS pas humbjes kundër Marokut, që solli eliminimin nga Kupa…

36 seconds ago

Julian Nagelsmann shpreh gatishmërinë për të vijuar te Gjermania pas daljes tronditëse ndaj Paraguait

Gjermania pësoi një eliminim befasues në fazën e 1/16 së finales së Kupës së Botës 2026, pasi u mposht nga…

10 minutes ago

Rama dje e quante Trump “kërcënim për Amerikën”, sot mban tjetër qëndrim mes protestave 31-ditore

“Donald Trump, kërcënim për Amerikën!”. Kështu deklaronte në qershor të vitit 2019 kryeministri Edi Rama, ndërsa sot del blof me…

12 minutes ago

Protesta kundër Ramës vijon prej 31 ditësh, rinia në shesh dhe një i moshuar shpërthen në lot teksa i mbështet

Shqiptarë protestojnë prej 31 ditësh kundër kryeministrit Edi Rama. Kjo protestë i ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët. Të rinj…

14 minutes ago

Shpërthim në Monako, tre anëtarë të një familjeje ukrainase mbeten të plagosur; autoritetet verifikojnë pistën terroriste

Mbrëmja e së hënës në Principatën e Monakos u trondit nga një shpërthim i fortë, që la të plagosur tre…

22 minutes ago

Avion i JetBlue njofton incident të mundshëm me dron gjatë afrimit për ulje në JFK

Një ngjarje e pazakontë u raportua në hapësirën ajrore të Nju Jorkut, ku një avion i JetBlue që po përgatitej…

22 minutes ago