Categories: argetimlifestyle

6 mënyrat sesi ndryshojnë burrat kur bëhen baba

Shtatzënia dhe lindja e fëmijëve nuk ndryshon vetëm gratë, por edhe burrat. Nivelet hormonale ndryshojnë edhe tek baballarët (megjithëse për ta flitet pak).

Ankthi dhe depresioni prek edhe burrat nga dashuria për fëmijë, por edhe frikërat ndaj një rreziku të mundshëm.

Të lidhura

None found

Po ç`ndodh konkretisht?

Niveli i testosteronit mund të bjerë.

Një nivel i lartë i testosteronit është përgjegjës për tiparet e sjelljes si agresioni dhe konkurrenca. Por kur një burrë bëhet baba, niveli i tij i testosteronit ulet ndjeshëm, duke ulur kështu agresivitetin dhe duke e fokusuar më shumë brenda shtëpisë se sa jashtë saj.

Studimet tregojnë se burrat që kanë partnere dhe për më tepër ata që kanë fëmijë kanë nivele më të ulëta të testosteronit në krahasim me burrat pa fëmijë dhe ata që janë ende në kërkim të një partneri. Duket sikur, me kalimin e kohës, trupat e burrave mësuan se si të ulin nivelet e testosteronit në mënyrë që të zhvendosin përparësitë dhe t’i shndërrojnë ata në baballarë të përkushtuar.

Niveli i Oksitocinës dhe Dopaminës rritet

Oksitocina dhe dopamine janë dy përbërësit kimikë përgjegjës për lidhjen midis një prindi dhe fëmijës. Kur testosteroni bie dhe oksitocina e dopamine rriten, babai është më i predispozuar të luajë dhe përkëdhelet me fëmijën.

Gjithë këto lëkundje hormonale, mund të shkaktojnë edhe tek burrat depression pas lindjes

Ndërkohë që vazhdimisht flitet për depresionin pas lindjes tek gratë, pak prej nesh kanë dëgjuar për depresionin pas lindjes tek burrat. Përveç gjithçkaje, testosteroni ndihmon në të mos ndjerin i rënë moralisht. Dhe në kushtet kur nivelet e tij bien, burri bëhet më i ndjeshëm.

Ata mund të pësojnë edhe disa ndryshime në tru

Shkencëtarët studiuan aktivitetin e trurit në një grup baballarësh të rinj dhe rezultoi që ndryshimet në aktivitetet e trurit ishin më të dukshme në 4 muajt e parë të lindjes së fëmijës. Këto ndryshime i ndihmojnë baballarët e rinj të zhvillojnë aftësitë e tyre prindërore dhe të ndërtojnë një lidhje të fortë me foshnjat e tyre.

Specifikisht, truri i një babai të ri ka më shumë aktivitet në zonat përgjegjëse për planifikimin, zgjidhjen e problemeve dhe zbulimin e rreziqeve. Thënë ndryshe, këto janë fushat që ndihmojnë babanë të sigurohet që fëmija është i sigurt dhe shëndoshë e mirë.

Burrat mund të përjetojnë edhe simptoma shtatzënie

Ndryshimet tek burrat fillojnë që pa lindur fëmija. Ata mund të ndjejnë simptomat e shtatzënisë, mund të kenë përzierje, ndryshime në oreks, dhimbje shpine. Ky femomen i quajtur “Sympathetic pregnancy” njihet edhe në mjekësi.

Burrat mund të përjetojnë nivele të larta stresi

Përgjegjësitë e rej mund të çojnë në nivele të larta stresi dhe ankthi tek baballarët e rinj, por pjesa më e vështirë është se ndryshe nga gratë, burrat mendojnë që nuk kanë të drejtë të kërkojnë ndihmë.

Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që të dy prindërit të kalojnë kohë së bashku, duke folur për ato që po përjetojnë. Një barrë e përbashkët është një barrë e përgjysmuar!

të fundit

Vora synon goditjen e madhe në merkato, Martin Gjorgievski mund të vijë në Shqipëri

SuperioreNdërsa merkatoja e verës ka hyrë në fazën e “nxehtë”, klubet e Superiores po lëvizin “gurët” me shpejtësi [...]Read More...

6 minutes ago

Lothar Matthaus: Prania e familjeve prishi klimën në kampin e Gjermanisë

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, ka zbuluar se brenda kampit të Gjermanisë ka pasur tensione gjatë Kupës së Botës…

8 minutes ago

Al-Ahli nis lëvizjen e parë për të parë mundësinë e transferimit të Mohamed Salah

Klubi arab Al-Ahli, ka bërë një kërkesë fillestare për të shqyrtuar mundësinë e transferimit të Mohamed Salah, sipas Sky Switzerland.Ky…

14 minutes ago

Me bikini dhe plot stil, Keisi “rrëmben” vëmendjen e ndjekësve nga pushimet

Këngëtarja Keisi ka tërhequr së fundmi vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me postimet e saj në Instagram. Kejsi po…

14 minutes ago

Erind Xhindi denounces violence against protesters: The government is dragging people away and taking them hostage

Protestat e zhvilluara dje përpara Parlamentit dhe Policisë, si dhe tubimet e njëpasnjëshme të diasporës shqiptare, kanë sjellë reagime të…

16 minutes ago

Ibrahimaj: Distribution of the summer bonus has begun, 33,119 pensioners withdrew it on the first day

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me bonusin e verës për pensionistët, i…

16 minutes ago