Sa herë ju ka ndodhur të keni organizuar një takim me miqtë ose udhëtim, dhe t’ju kenë lënë në baltë? E dimë, është gjëja e fundit që do të donit t’ju ndodhte, por për fat të keq ka akoma nga ata njerëz që ndërrojnë mendje si Haxhi Pishmani. Për fat të keq, njerëz të tillë i gjen kudo: në familje, punë dhe shoqëri, e nëse deri më parë jeni përpjekur t’i justifikoni, tani nuk keni më asnjë arsye për ta bërë. Në fakt gjithçka lidhet me shenjën e horoskopit dhe Binjakët.
BINJAKËT: Asgjë nuk është e sigurt me ta pasi jo vetëm që ndërrojnë mendje në minutën e fundit, por vazhdojnë të justifikohen me arsye nga më qesharaket. Janë gjithmonë të dyzuar dhe të pavendosur, gjë që reflektohet në vendimet që marrin, por edhe humorin e tyre. Për fat të keq, janë personat e fundit ku mund të mbështeteni, kështu që herë tjetër mendohuni mirë para se t’i ftoni diku.
None found
PESHORJA: Në pamje të parë mendohet se Peshorja është sinonim i harmonisë dhe ekuilibrit, por është krejt e kundërta. Njerëzit që i njohin i përshkruajnë si persona të pavendosur dhe që ndryshojnë mendje sa hap e mbyll sytë. Janë të gatshëm t’ju falin botën në duar, kurse më vonë t’ju braktisin si mos më keq. Pa harruar që Peshorja është gjithashtu një shenjë aq e çorganizuar sa mund të humbasë nga momenti në moment. Kjo paqëndrueshmëri është ashtu një arsye që sjell pasiguri dhe në jetën e tyre sentimentale.
Mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao, është bërë viktimë e një grabitjeje në vilën e tij luksoze në lagjen La…
FC Dinamo Ferizaj ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin e ekipit të parë, Leotrim Krasniqi, pas një serie rezultatesh…
Informacionet e qytetarëve kanë ndihmuar Policinë e Kosovës në zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie armësh dhe municioni në një…
Një automjet tip “Benz”, ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj të bashkisë Prrenjas , duke…
Reshjet e fundit nuk kanë ndikuar aspak në nivelin e liqenit të Fierzës. Siç shihet edhe nga pamjet, niveli i…
Një javë pas fitores së opozitës në zgjedhjet parlamentare në Serbi, është arrestuar Marko Kriçak, drejtuesi i Policisë Kriminale Serbe,…