Categories: argetimlifestyle

“14 orë punë dhe urinim në shishe”, punonjësit akuzojnë Amazon për kushte çnjerëzore

Amazon shkaktoi një bujë të enjten kur mohoi raportet se punëtorët e saj të shpërndarjes, janë detyruar të urinojnë në shishe për shkak të mungesës së qasjes në tualet, por një burim i brendshëm tregon që kompania ka qenë në dijeni të problemit për të paktën disa muaj.

Dokumentet e siguruara nga punonjësit në Amazon për Intercept treguan se një email i dërguar në maj 2020 paralajmëronte punëtorët për urinim në shishe dhe jashtëqitje në qese ndërsa ishin në punë.

Të lidhura

None found

Nuk është hera e parë që punëtorët në Amazon, i cili njihet për oraret e tij rraskapitëse, flasin për këtë problem aspak njerëzor.

Punëtorët më parë i kanë thënë për Guardian se kishin nevojë të urinonin brenda shisheve të ujit çdo ditë nga frika e humbjes së normave të dërgesave. Një forum në Reddit kushtuar shoferëve të Amazon, i cili, megjithëse është i pamundur të verifikohet plotësisht për vërtetësinë, tregon qindra komente nga shoferët që pretendojnë se ata shpesh duhet të urinojnë në shishe uji, si pasojë e mungesës së kohës për të shkuar në tualet, veçanëshit në gjatë periudhës së Covid ku u rritën dhe dërgesat.

“Ata nuk të detyrojnë vërtet që të urinosh në shishe,” tha Savannah për Insider, i cili u largua nga puna si shofer për një nga ofruesit e shërbimeve të dorëzimit të palëve të treta të Amazon. “Thjesht nuk ke kohë të shkosh në tualet.”

“Ata regjistrojnë gjurmët e lëvizjeve – sa herë ti ndalon, sa shpejt i jep makinës,” tha Enrique Sanchez, i cili punoi si shofer për tetë muaj në vitin 2020. “Është një kompani shumë agresive që ka gjeneruar kaq shumë të ardhura, fitime gjatë viteve të fundit, dekada – por e gjitha ka qenë në kurriz të keqtrajtimit të punëtorëve.”

Një shofere tregoi se ajo e mbante urinën deri në atë pikë sa kishte infeksione të fshikëzës. Ajo tha se kohët e fundit vendosi të blinte një sistem urinar për femra, të cilin e sjell në punë së bashku me një shishe, dezinfektues dhe letra.

“Është çnjerëzore, më e pakta që mund të them,” tha ajo.

Edhe shoferët që kryesisht flasin pozitivisht për kompaninë thanë se urinimi në shishe ishte një praktikë e zakonshme.

Në fillim të kësaj jave, Vice raportoi se shoferët po detyroheshin të nënshkruanin formularët e “verifikimit biometrik” ose do të largoheshin nga puna.

Këto forma do të lejonin që kamerat me fuqi AI të mbanin nën vëzhgim shoferët, të cilët numërojnë rreth 75,000 në Shtetet e Bashkuara, ndërsa janë në orarin e punës. Evan Greer, zëvendës drejtori i grupit të mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve dhe privatësisë Lufta për të Ardhmen, tha se ligjvënësit duhet të ndalojnë mbikëqyrjen biometrike plotësisht, sepse punëtorët që përpiqen ti mbijetojnë këtyre kohërave të pasigurta, nuk do ta refuzojnë këtë politikë nëse ajo përkthehet me humbje pune.

“Ligjvënësit duhet të veprojnë tani për të ndaluar plotësisht këto praktika. Askush nuk duhet të detyrohet të punojë në kushte çnjerëzore dhe t’ia dorëzojë shefit të tij informacionin biometrik, vetëm për të vendosur pak ushqim në tryezë. ”

Amazon nuk I është përgjigjigjur kërkesës për koment.

 

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

19 minutes ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

24 minutes ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

54 minutes ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

1 hour ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

2 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

2 hours ago