Anash

Protesta te Bashkia, Zhulali: Të bëhemi të gjithë Jonida Proga, në mbrojtje të dinjitetit, të Shqipërisë!

Nga fjala e anëtares së Këshillit Bashkiak Tiranës, Ilda Zhulali, në protestën e radhës së opozitës që po zhvillohet përpara bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit.

“E gjithë Shqipëria është tronditur këto ditë nga ajo që ngjau ën Pogradec. Egli Proga, një i pafajshëm, humbi jetën  nga një vrasës, nga një vrasës që bëri bashkë aleancën e të gjithë qelbësirave kudo që ndodheshin.

Të lidhura

None found

Çfarë e shpëtoi Egli Progën?! E shpëtoi Jonida Proga, kjo grua e jashtëzakonshme, që ngriti me dinjitetin e saj të gjithë Shqipërinë në këmbë, të gjitha mediat, të gjithë njerëzit i bëri bashkë në mbrojtje të asaj që i ndodhi Egli Progës.

Mendoni sikur të gjithë bashkë ne të bëheshim sa gjysma e Jonida Progës, se çfarë do të ndodhte në Shqipëri! ndaj ky qytet, Tirana jonë e dashur, meriton të bëjë bashkë të gjitha Jonidat e Tiranës për ta shpëtuar nga kusarët që janë bashkë për të na vënë të gjithë përfund.

Ajo që ndodhi në Progradec është mësim për të gjithë, por mbi të gjitha një thirrje për veprim. Fjalët nuk kanë më kuptim. Tani është kohë vetëm për veprim!

Të bëhemi të gjithë Jonida Proga në mbrojtje të Shqipërisë, të Tiranës, të jetës dhe dinjitetit!”, tha ajo.

të fundit

Këmbimi valutor 27 Nëntor 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me…

13 minutes ago

Kuvendi miraton Buxhetin 2027 me 80 vota pro, kalon edhe paketa fiskale!

Në orët e para të mëngjesit të 27 nëntorit, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Buxhetin e vitit 2027 me një…

16 minutes ago

Shqipëria, e para në rajon për punësimin e të moshuarve, tre herë mbi BE-në

Presionet më të larta nga mungesa e krahut të punës, pensionet e pamjaftueshme për të përballuar koston e jetesës dhe…

22 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit 27 Nëntor 2026, reshje shiu dhe dëborë në zonat malore

Ditën e sotme, Shqipëria do të përfshihet nga moti i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të…

36 minutes ago

Horoskopi 27 Nëntor 2026/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Dashi Kjo është një ditë e mrekullueshme për t’i shfaqur dashurinë burrit tuaj.  Dita është gjithashtu e mirë për takime…

41 minutes ago

Ndërprerja e energjisë Lezhë, rikthehet ndriçimi në disa fshatra, të tjerat vazhojnë në errësirë

Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…

9 hours ago