Protestave në vend i ka bërë jehonë edhe media gjermane ZDF Heute. Në një postim në Instagram, ZDF shkruan se, mijëra njerëz u mblodhën sërish në Tiranë për të protestuar kundër një projekti të planifikuar imobiliar në bregdetin e Adriatikut.
Më tej në artikull theksohet se, protestuesit e akuzojnë Kryeministrin Edi Rama se po ua dorëzon investitorëve një pjesë të ndjeshme ekologjikisht të bregdetit.
None found
Postimi i plotë i ZDF:
“Në Shqipëri protestat po shtohen: Edhe të shtunën, mijëra njerëz u mblodhën sërish në Tiranë për të protestuar kundër një projekti të planifikuar imobiliar në bregdetin e Adriatikut. Thuajse çdo ditë, dhjetëra njerëz mblidhen në shenjë proteste para selisë së Kryeministrisë. Në projektin, kundër të cilit protestuesit kanë dalë në rrugë, është e përfshirë një kompani e dhëndrit të Presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner.
Protestuesit e akuzojnë Kryeministrin Edi Rama se po ua dorëzon investitorëve një pjesë të ndjeshme ekologjikisht të bregdetit. Vetë Kryeministri e përshkruan projektin si një marrëveshje private midis palëve private. Ai tha fjalë për fjalë se qeveria shqiptare “nuk ka të bëjë fare” me të.
Megjithatë, ai këmbëngul te projekti dhe i hedh poshtë kundërshtimet. Një vlerësim formal i ndikimit në mjedis nuk është iniciuar ende, shpjegoi ai në një intervistë me agjencinë e lajmeve AP. Agjencia shqiptare kundër korrupsionit ka nisur hetimet dhe deri më tani ka kërkuar 20 urdhër-arreste. Disa prej tyre mund të kenë lidhje me një projekt ndërtimi në rrethin e Donald Trumpit.”, shkruan ZDF Heute.
Për shkak të zhvillimit të garës urbane të çiklizmit “Criterium Prishtina”, një pjesë e Rrugës B do të jetë i…
Presidenti i Paraguajit, Santiago Peña, është shkarkuar nga detyra përmes një procedure impeachment dhe është vendosur në arrest shtëpie, pas…
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, ka bërë të ditur se në ditët në vijim pritet të…
Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot (e shtunë) me dy përballje të rëndësishme në kuadër të xhiros së 13-të.Java…
Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht edhe dy kapituj negociatash me Bashkimin Evropian dhe ka avancuar më tej drejt anëtarësimit.…
Mesazhi i ambasadorit amerikan në Tiranë, Eric Wendt, ka rihapur debatin për vendin e Kosovës në agjendën e Uashingtonit. Sipas…