Anash

Problemet e dhunës nuk i zgjidhin viktimat …

Nga Majlinda Bregu 

Asgjë nuk ndodh menjëherë. Në një vaskë me ujë që nxehet gradualisht,mund te valosh e të vdesësh pa e kuptuar.”

Të lidhura

None found

Ky përshkrim i Margaret Atwood nga “Rrëfenja e Shërbëtores” është metafora e përkryer  për ciklin e dhunës ndaj grave i cili nuk është kurrë një episod i izoluar shpërthimi nga “lodhja”, “stresi”, “nervat” apo “pasioni”.

Jo! Këto janë vetęm etiketat e justifikimit të mësuara ndër vite.

Është gjithmonë më shumë se një moment, është një qasje këmbëngulëse e tinëzare, e përforcuar, vlerësuar, shpërblyer ose thjesht e neglizhuar keqas.

1 në 3 gra në nivel botëror pranojnë se kanë qenë të paktën një herë në jetë pre e dhunës fizike, seksuale apo presionit qoftë nga partneri ose një i panjohur.

Në Ballkanin tonë çdo  muaj, prej 2020 janë vrarë mesatarisht  4 gra dhe me shumë se 66% e ndjejnë në lekurë kërcënimin e dhunës në familje. (RCC, Securimeter 2024)

Në Shqipëri 52.9% e grave raportojnë një ose më shumë forma të dhunës gjatë gjithë jetës së tyre.(Grevio, 2024)

Sikur të mos mjaftonin format klasike të abuzimit e dhunës, të trashëguara ndër vite në shoqërinë tonë, të rritur nën thundrën e përdhunës, kohët moderne, kohët e medias sociale dhe të lirive pa kushte e rregulla që ato kanë, na kanë sjellë një kërcënim edhe më të madh, përballë të cilit jemi të rrezikuar, absolutisht, të gjithë, gra, burra e fëmijë.

Është rreziku i homogjenitetit të dhunuesve, i jehonës që dhuna merr  nga  dritaret online, terreni ku anonimati bullizon me format me perverse të të shprehurit, kryesisht gratë, vajzat e të miturit duke krijuar platformën e re të krimit, kronikat e të cilit po shëmbin çdo ditë qetësinë e secilit prej nesh.

Shqipëria është vendi i parë në  rajon me një sjellje paradoksale për botën online.

43% e qytetarëve e konsiderojnë të besueshëm informacionin që marrin nga mediat  sociale, por ama 59,2% janë të trembur për pasojat që ky informacion ka tek fëmijët. (Balkan Barometer 2024)

Ndaj nuk më bën çudi që edhe  rritjen më të shpejtë të fenomenit të dhunës online e raportojnë po shqiptarët me

12% të vajzave  dhe 5% të djemve.

E vërtetë që dhuna është prezente në çdo cep të botës, diku hapur e diku e kamufluar

Me makabritete, vrasje, përdhunime, plagosje, kërcënime,abort selektiv, përndjekje, martesa në moshë të vogël, dhe diskriminim gjithëfarësoj të grave e vajzave pavarsisht pozicionit të tyre ekonomik dhe statusit të tyre shoqëror.

Por në një ditë si sot, duhet menduar pak më gjatë se dhuna nuk është hall që mund ta zgjidhin viktimat.

Duhet menduar tej mediokritetit patetik të postimeve, se si cikli i dhunës,- misogjinia, tellallizimi i përditshëm se vajzat e gratë duhen parë e gjykuar siç i duan klikimet- objekte seksi dhe djemtë duhen rritur e shfaqur  në rrugë, shkollë, punë e familje, siç i do zakoni, burra të fortë e hakmarrës, – përsëritet e mban nën presion breza jo vetëm individë të dhunshëm.

Dhuna është vetëm simptoma e lëngimit të shoqërisë, anemisë të sistemit ekonomik, politik dhe familjar.

Por si në metaforën e Atwood-it,: Asgjë nuk ndodh menjëherë.

Në një vaskë me ujë që nxehet gradualisht,mund të valosh e të vdesësh pa e kuptuar.”

të fundit

Bankat njoftojnë kufizime të mundshme të shërbimeve gjatë fundjavës

Asociacioni i Bankave të Maqedonisë njofton se gjatë fundjavës të gjitha bankat do të kryejnë përshtatje teknike të planifikuara në…

5 minutes ago

Trump i jep Zyrës Ovale statusin e monumentit kombëtar për ta mbrojtur nga ndërhyrjet e pasardhësve

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për shpalljen e Zyrës Ovale në Shtëpinë e Bardhë monument kombëtar,…

9 minutes ago

Alarmet për bomba trazojnë Europën, katër fluturime ndryshojnë destinacion: Çfarë dihet për kërcënimet

Një valë e re kërcënimesh për bomba dhe sulmesh kibernetike ka përfshirë disa vende europiane brenda pak ditësh. Nga supermarketet…

9 minutes ago

North Macedonia records 1,337 domestic violence offences in nine months

MPB Maqedoni njofton se në periudhën nga janari deri në shtator të vitit 2026, në territorin e vendit janë regjistruar…

17 minutes ago

Ardit Gjebrea leaves SPAK after two hours (VIDEO)

Producenti dhe kantautori Ardit Gjebrea ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pas më shumë se dy orësh e…

17 minutes ago

Budget strains Belgian coalition as King Philippe rejects prime minister’s resignation

Mbreti Philippe i Belgjikës ka refuzuar dorëheqjen e ofruar nga kryeministri Bart De Wever, duke i dhënë koalicionit qeverisës më…

17 minutes ago