shqiperi

Taulant Balla feston Pashkët në Vlorë, apeli për gratë e vajzat: Denonconi dhunën

Në festën e bekuar të Pashkëve, ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte në Qendrën “Vatra” në Vlorë, ku janë akomoduar vajza e gra, viktima të dhunës në familje apo formave të tjera të dhunës me bazë gjinore.

“Jo pa shkak kemi ardhur në ditë feste, sepse nuk ka më bukur sesa të jemi në këtë Strehëz, ku jetojnë prej kohësh gra e vajza, të cilat i konsiderojmë si heroina. Jeni shembull shumë i mirë për vajza e gra të tjera, që për shkak se hezitojnë të denoncojnë dhunën vazhdojnë ta vuajnë në mënyrë të përditshme. Ndërkohë që secila prej jush që e ka denoncuar, është çliruar. Duam të jeni shembull për të tjerat”, u shpreh Balla.

Të lidhura

None found

Ministri garantoi jo vetëm sigurinë për to, por edhe tha se po punohet për programe strehimi e përkujdesjeje.

“Nuk do t’ju mungojë asgjë, që nga siguria por edhe pjesa e trajtimit me banesa, do të shohim mundësitë nëse kemi apartamente të konfiskuara ndaj krimit të organizuar apo korrupsionit, apo me programe të posaçme që ka Bashkia e Vlorës, për të kaluar në fazën e dytë

Faza e parë është momenti i çlirimit, i fitores së lirisë kundër dhunës me bazë gjinore dhe faza e dytë riintegrimi, kthimi në jetën normale. Duhet t’ja tregojmë çdo vajze e gruaje, ajo që denoncon dhunën, duhet ta dijë që e pret një jetë shumë e mirë. Sepse një prej hezitimeve që kanë, është që më mirë po duroj se nuk kam ku shkoj, çfarë do thonë komshinjtë, familja, fisi. Të thonë ça të duan, por askush nuk ka lindur për të vuajtur. Strehëza juaj ka një meritë të veçantë, jeni një model që duhet shtrirë dhe në qarqe të tjera, edhe pse siç i ka hije Vlorës këtu janë nga e gjithë Shqipëria, madje dhe ndërkombëtare se keni dhe të huaja”, tha Balla.

të fundit

Top Channel përgatitet të sjellë së shpejti “Big Brother VIP Albania 6

Spektakli më i madh që ka thyer rekorde shikueshmërie, “Big Brother VIP 6”, vjen së shpejti në ekranin e Top…

1 minute ago

Kosova përgatitet për Izraelin dhe Irlandën, Foda fton 25 lojtarë dhe përfshin dy emra të rinj

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e fundit në…

13 minutes ago

Analistët i kërkojnë Ramës kujdes për Kosovën: Ndryshimi politik në Serbi nuk garanton ndryshim të qëndrimit të Beogradit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur skepticizëm lidhur me mundësinë që ndryshimet politike në Serbi të ndikojnë në qëndrimin…

14 minutes ago

State Lottery trial postponed, next hearing on November 11

Seanca gjyqësore në rastin "Lotaria Shtetërore", e cila duhej të mbahej sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, është shtyrë.…

17 minutes ago

Banks announce possible service restrictions over the weekend

Asociacioni i Bankave të Maqedonisë njofton se gjatë fundjavës të gjitha bankat do të kryejnë përshtatje teknike të planifikuara në…

17 minutes ago

Domestic violence: Peja prosecutor’s office calls for coordinated action and ongoing protection for victims

Ushtruesja e detyrës së kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka udhëhequr një takim ndërinstitucional me përfaqësues të…

17 minutes ago