Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë për reperin Mossi dhe dy të dyshuarit e tjerë për sulmin ndaj gazetarit Burim Pacolli.
Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala.
None found
“Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesën në gjykatën kompetente për të tre personat”, ka thënë ajo.
Tre të dyshuarit ndërkohë gjenden në ndalim nga e mërkura.
Sipas Prokurorisë, artisti nga Prishtina dyshohet për tri vepra penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Kanosje” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.
“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Prokurori i shtetit në koordinim të ngushtë Policinë e Kosovës pas hetimeve intensive kanë ndaluar tre (3) persona, një prej tyre është edhe reperi Mossi për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” sipas nenit 185 të KPRK-së, “Kanosje” sipas nenit 181 të KPRK-së, dhe veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” në bazë të nenit 269 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, konfirmoi zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.
Për rikujtim, Pacolli u sulmua të hënën në Prishtinë.
Kryeministri Edi Rama, ka komentuar sërish çështjen e kryebashkiakut të pezulluar të Tiranës, Erion Veliaj, gjatë mbledhjes së Asamblesë së…
Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka publikuar pamje nga punimet për ndërtimin e urës së re mbi lumin Ibër në…
Një ish-kirurg plastik në Florida të SHBA-së është dënuar me vdekje për vrasjen e avokatit Steven Cozzi, i cili u…
Kylian Mbappe dhe Stavro PiloAtletico Madrid është vënë në lëvizje për të transferuar mbrojtësin e Kombëtares, Stavro Pilo [...]Read More...
Doganierët parandaluan dy përpjekje për kontrabandë të gjithsej 470 produkteve kozmetike, produkteve të higjienës personale dhe shtesave dietike në pikat…
Deputetja e PD-së kundërshton shpërndarjen e lehtësimeve tatimore dhe paralajmëron kosto shtesë për biznesin e vogël nga zgjerimi i TVSH-së.…