Dogana e Kosovës, ka njoftuar se në pikën kufitare të Merdarës, janë konfiskuar mallra të padeklaruara, në vlerë rreth 10 mijë euro.
Dogana shton se malli i konfiskuar janë tri pako me cigare elektrike në sasi prej 500 copë.
None found
“Në Pikëkalimin Kufitar Merdare, është paraqitur një autobus i linjës ndërkombëtare derisa gjatë procedurave fillestare të kontrollit, zyrtarët doganor kanë pyetur drejtuesin e automjetit nëse kishte mallra për të deklaruar, me ç’rast i njëjti është përgjigjur negativisht.
Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, automjeti është selektuar për kontroll të vijës së dytë dhe është dërguar në hapësirat e kontrollit të detajuar. Gjatë këtij kontrolli, në pjesën e motorit si dhe në hapësirën e tualetit, është zbuluar mall i fshehur.
Janë evidentuar tri pako me cigare elektronike, në sasi prej 500 copë, me vlerë të përafërt rreth 10,000.00 euro”,thuhet në njoftim.
Njoftim
Konfiskim i mallrave të padeklaruara në Merdare
Në Pikëkalimin Kufitar Merdare, është paraqitur një autobus i linjës ndërkombëtare derisa gjatë procedurave fillestare të kontrollit, zyrtarët doganor kanë pyetur drejtuesin e automjetit nëse kishte mallra për të deklaruar, me ç’rast i njëjti është përgjigjur negativisht.
Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, automjeti është selektuar për kontroll të vijës së dytë dhe është dërguar në hapësirat e kontrollit të detajuar. Gjatë këtij kontrolli, në pjesën e motorit si dhe në hapësirën e tualetit, është zbuluar mall i fshehur.
Janë evidentuar tri pako me cigare elektronike, në sasi prej 500 copë, me vlerë të përafërt rreth 10,000.00 euro.
Dogana e Kosovës ka ndërmarrë veprimet përkatëse duke ndaluar përkohësisht mallin deri në përfundimin e procedurave administrative.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme në kufi.
Dashi Çështjet e zemrës nuk do kenë aspak probleme gjate gjithë kësaj dite. Nuk do ju ngelet qejfi me ndonjë…
Në këtë të hënë mbrëma, emocionet në ekran janë dyfishuar! Ndërkohë që spektakli i njohur “Ferma VIP” po mbahet nën…
Gazetaret Ola Xama dhe Klodiana Lala debatuan me analistin Baton Haxhiu në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për dy…
Greqia ka prezantuar programin e saj të fundit të subvencionimit të karburantit, të njohur si 'Fuel Pass', ndërsa shoferët vazhdojnë…
Në shtëpinë e Big Brother VIP është futur edhe një e ftuar speciale, mbesa e vogël e Mateos e cila…
Analisti Baton Haxhiu e cilësoi dosjen penale të “Bankers” si njollën më të madhe që Shqipëria ka patur në 23…