Anash

Finiqi nën pushtetin e flakëve/ Zjarri del jashtë kontrollit, kërcënohen banesat dhe digjen kosheret e bletëve, nis ndërhyrja nga ajri

Një situatë alarmante është krijuar në Finiq, ku zjarri masiv nuk është vendosur ende nën kontroll. Era e fortë po favorizon përhapjen me shpejtësi të flakëve.

Vatra ka përfshirë disa pjesë të Bashkisë Finiq dhe po avancon pranë fshatrave, duke kërcënuar seriozisht banesat në Mesopotam dhe Kostar. Zjarri është drejtuar edhe nga zonat e Delvinës, mes tyre Vllahati, çka ka shtuar frikën për një përhapje më të gjerë.

Të lidhura

None found

Në operacion është përfshirë edhe një helikopter zjarrfikës. Ndërhyrjet nga ajri kanë nisur me synimin për të izoluar flakët dhe për të penguar përparimin e mëtejshëm të zjarrit.

Ndërkohë, ekipet në terren po vijojnë përpjekjet për shuarjen e vatrave. Autoritetet po e ndjekin me shqetësim zhvillimin e situatës, pasi flakët po depërtojnë në një territor me bimësi të dendur dhe rrezikojnë zonat e banuara.

të fundit

Çdo temë e lidh me veten dhe sillet sikur di gjithçka? Arsyet që mund të qëndrojnë pas kësaj sjelljeje

Pas nevojës për të pasur gjithmonë një histori më të madhe, një përvojë më të fortë apo fjalën e fundit…

13 seconds ago

Ligji i Zeusit” në “Odise”: Parimi i lashtë i mikpritjes që sillte bekim ose ndëshkim hyjnor

Kanë kaluar pothuajse tre mijë vjet, por ky parim i lashtë për mikpritjen, respektin dhe drejtësinë vazhdon të ketë një…

34 seconds ago

Burrat po humbasin miqtë e afërt: Si mund të ndikojë vetmia në martesë dhe në lidhje

Shumë burra, me kalimin e viteve, humbasin miqësitë e afërta, ndaj mbështetjen emocionale dhe ndjenjën e afërsisë e kërkojnë pothuajse…

1 minute ago

Kërçova pritet të bëhet me spital të ri pranë Kazermës, ndërsa qytetarët mbeten skeptikë pas 30 vitesh pritje

22 milionë euro do të kushtojë ndërtimi i spitalit të ri në Kërçovë. Sipas paralajmërimit të Qeverisë objekti do të…

6 minutes ago

Emigrantët marokenë ngritën kamp në plazhin e Ceutës, rreth 5 mijë prej tyre mbetën në qytetin spanjoll

Qindra emigrantë marokenë kanë ngritur një kamp të përkohshëm në plazhin El Trampolín në Ceuta, ndërsa autoritetet spanjolle vijojnë përpjekjet…

7 minutes ago

Beteja ligjore për përfaqësimin e Diomandes sjell një pengesë të papritur në transferimin te Real Madridi

Transferimi i shumëpritur i Yan Diomande nga RB Leipzig te Real Madridi është përballur me një pengesë të papritur, që…

10 minutes ago