Anash

Ekzekutohet me armë zjarri futbollisti i kombëtares së Ekuadorit (FOTO+EMRI)

Lojtari i ekipit kombëtar të Ekuadorit, Mario Pineida, u vra në një atentat me armë zjarri në Guayaquil, një qytet ky i prekur nga dhuna e bandave të drogës.

Futbollisti ekuadorian Mario Pineida, u qëllua për vdekje në qytetin port të Guayaquil të mërkurën, raportojnë mediat.

Klubi i tij, Barcelona SC, njoftoi vdekjen në një postim në platformën e mediave sociale X.

Klubi tha se, “me keqardhje të thellë njofton se është njoftuar zyrtarisht për vdekjen e lojtarit tonë Mario Pineida, një ngjarje që ndodhi pas një sulmi kundër tij” në Guayaquil.

Pineida, 33-vjeç, ishte pjesë e ekipit kombëtar të Ekuadorit gjatë turneve të Kupës së Botës 2018 dhe 2022.

Ai luajti gjithashtu për klubin brazilian Fluminense në vitin 2022.

Ministria e Brendshme, konfirmoi vdekjen e tij dhe caktoi një njësi speciale policore për të hetuar rastin.

Pineida u sulmua nga dy persona me motoçikleta të cilët hapën zjarr mbi të, nënën e tij dhe një grua tjetër.

 

të fundit

Kaosi në Kuvend/ Deputetët e PD ndezin flakadanë, Berisha: Sillini hajdutët këtu, Bardhi: E keni mbyllur Belindën në kasafortë

Seanca e kësaj të enjteje, është shoqëruar me debate, tensione dhe kaos, pasi deputetët e Partisë Demokratike, nuk kanë lejuar…

15 minutes ago

Përplasje të forta në Kuvend/ Shoqëruesi i Niko Peleshit futet i armatosur brenda në Kuvend (VIDEO)

Ditën e sotme, seanca plenare e Kuvendit ka nisur shoqëruar nga debate dhe tensione të forta mes mazhorancës dhe opozitës.…

23 minutes ago

Tensione në Kuvend, deputetët e PD-së bllokojnë Foltoren: Çojeni në burg Belinda Ballukun… (VIDEO)

Këtë të enjte, seanca plenare ende pa nisur është shoqëruar me tensione. Deputetë të Partisw Demokratike, kanë bllokuar Foltoren. “Çojeni…

30 minutes ago

Gjyqi për ish-krerët e UÇK-së/ Rama niset drejt Hagës: Uroj që në fillim të 2026 të jepet pafajësi për Thaçin

Këtë të enjte, në një lidhje live në llogarinë e tij “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka bërë me…

57 minutes ago

Aksident në Fier/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

Mëngjesin e sotëm, një automjet dhe një motorr janë përfshirë në një aksident rrugor në Fier. Ngjarja ka ndodhur në…

1 hour ago

OBSH: “Supergripi” do të shkaktojë presion serioz mbi Bashkimin Europian

Një rritje e ndjeshme e rasteve të gripit të shkaktuara nga një lloj i ri dominues i virusit po përfshin…

1 hour ago