Djali i këngëtares Cher, Elijah Allman, thuhet se ka pësuar mbidozë dje dhe është dërguar me urgjencë në spital për trajtim.
Në një deklaratë për People, oficerët e policisë thanë se gjetën drogë në shtëpinë e tij dhe se Allaman u dërgua me urgjencë në spital
“Oficerëve tanë iu desh t’i përgjigjen një mashkulli i cili po sillej në mënyrë të çrregullt. Kur mbërritën, Elijah Allaman mori trajtim mjekësor urgjent”, pohojnë ata.
Në një deklaratë për People, ish-gruaja e Elijah, Marieangela King Allman, shprehu mbështetjen e saj për të dhe tha se ai ishte përballur me shumë sfida, dhe se një nga konstantet ishte angazhimi i tij i palëkundur për të qëndruar i matur dhe përkushtimi ndaj atyre që i donte.
Qëndrimi i Elijah në spital vjen pas disa viteve të trazuara për të. Në dhjetor 2023, Cher kërkoi kujdestari të përkohshme të aseteve të djalit të saj për shkak të abuzimit të tij të dyshuar me drogë dhe përkeqësimit të shëndetit mendor.
Ajo dhe Elijah përfundimisht arritën një zgjidhje private dhe Cher hoqi dorë vullnetarisht nga kërkesa e saj për kujdestari në shtator 2024.
Më parë, ish-gruaja e Elijah-s akuzoi Cher-in se kishte punësuar katër burra për ta rrëmbyer atë. Akuzat u bënë publike si pjesë e procedurave të divorcit të ish-çiftit, por Cher iu përgjigj akuzave, duke konfirmuar për People se “ky thashethem nuk është i vërtetë”.
Cher dhe Elijah kanë diskutuar hapur natyrën e ndërlikuar të marrëdhënies së tyre gjatë viteve.
“Unë dhe ai kemi një marrëdhënie shumë të çuditshme. Kemi pasur kaq shumë momente të çuditshme dhe unë nuk e kuptoj vërtet atë”, tha Cher më parë.
Një valë e re sulmesh me raketa ndaj Izraelit ka nisur sipas raporteve të fundit nga mediat shtetërore iraniane. Ushtria…
Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka reaguar ndaj spekulimeve në rritje që lidhin disa nga yjet e skuadrës me…
Gazetarja Klodiana Lala, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV zbuloi ministrin që po hetohet nga SPAK. Ajo tha se…
Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi ka rrëfyer bisedën që ka pasur me talentin Brajan Gruda së fundmi. Bushi ka…
Në një sulm tragjik të ndodhur këtë të hënë, mbi 40 palestinezë humbën jetën dhe më shumë se 200 të…
Manchester United është e interesuar për transferimin e mesfushorit algjerian Hicham Boudaoui nga skuadra franceze Nice, e cila është në…