Manchester United është e interesuar për transferimin e mesfushorit algjerian Hicham Boudaoui nga skuadra franceze Nice, e cila është në pronësi të INEOS.
Sipas The Sun, skautë të klubit kanë qenë të pranishëm në ‘’Friends Arena në Solna, ku Suedia u përball me Algjerinë në një ndeshje miqësore.
None found
Zyrtarët e klubit ndoqën me vëmendje paraqitjen e Boudaoui, i cili ishte titullar dhe luajti për rreth një orë.
Gjigantët e Ligës Premier tani po mendojnë seriozisht të nënshkruajnë me 25-vjeçarin, i cili pritet të largohet nga klubi francez gjatë kësaj vere.
Verën e kaluar, ‘Djajtë e Kuq’ nuk kishin të drejtë të transferonin lojtarë nga Nice, për shkak të pronësisë së përbashkët dhe faktit që të dy klubet ishin të përfshira në garat e Ligës së Evropës.
Në atë kohë, Sir Jim Ratcliffe kishte rënë dakord që asnjë lojtar nga Nice të mos transferohej te Manchester United para shtatorit 2025, në mënyrë që të përmbusheshin rregullat e UEFA-s për konfliktet e interesit.
Kjo do të thotë se një transferim i mundshëm për Boudaoui mund të ndodhë vetëm në ditën e fundit të afatit kalimtar, më 1 shtator.
Boudaoui, i cili iu bashkua Nice në vitin 2019, ka pasur një sezon të rëndësishëm, duke ndihmuar klubin të renditet mes katër ekipeve më të mira në Ligue 1 dhe të sigurojë pjesëmarrjen në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.
Ai ka luajtur në 36 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar dy gola dhe dhënë katër asistime.
Jose Mourinho ka vendosur rregulla të qarta dhe të rrepta që duhet t’i respektojnë të gjithë futbollistët e Real Madridit,…
Dashi Sot do të jeni shumë energjikë dhe ketë energji do ta ndieni gjatë gjithë ditës. Do të keni rezultate…
Nick Woltemade ishte një prej emrave që iu ofrua Barcelonës gjatë ditëve të fundit të afatit kalimtar, por sulmuesi gjerman…
Ishte një nga lodrat më të dëshiruara të viteve ’90, që mbante fëmijët të angazhuar për orë të tëra dhe…
Vetëm një javë para eventit të madh të Apple për vitin 2026, në internet janë publikuar pamje që pretendohet se…
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala, i ka ofruar dorëheqjen nga mandati i deputetit kryetarit të partisë,…