Anash

Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi vijojnë skemat mes tyre, koha që shteti shqiptar të marrë frenat e Aeroportit të Vlorës!

Aeroporti i Vlorës ndodhet në një situatë kaotike dhe pa drejtim, pasi kompania koncesionare ka mbetur pa administrator dhe pa një nga drejtuesit teknikë.

Dorëheqjet dhe shkarkimet e fundit kanë lënë kompaninë në një gjendje boshllëku drejtues, ndërkohë që punimet në aeroport vazhdojnë, por secili nga aksionerët punon i ndarë, pa koordinim dhe pa një qendër të qartë vendimmarrjeje.

Konflikti mes ortakëve kryesorë, Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit, është thelluar.

Sipas Kapitali.al, Pacolli ka tentuar të zëvendësojë drejtuesit dhe të marrë kontroll të plotë, ndërsa Ademi ka reaguar duke kërkuar masa sigurie në gjykatë për të bllokuar çdo vendim të njëanshëm. Përplasja është zhvendosur edhe në prokurori, ku palët kanë kallëzuar njëri-tjetrin për mashtrim dhe veprime të paligjshme.

Në qendër të konfliktit janë paratë dhe kontrolli i aksioneve. Ademi pretendon se ka investuar 23 milionë euro, por zotëron vetëm 2 për qind të aksioneve, ndërsa Pacolli flet për një komplot ndaj tij nga njerëz që vetë i ka emëruar.

Dy figurat jo vetëm nuk gjejnë gjuhë, por po e nxjerrin publikisht në shesh konfliktin e brendshëm duke dëmtuar projektin.

Shteti shqiptar të marrë frenat 

Vlora International Airport është një investim strategjik për Shqipërinë. Ky aeroport e vendos vendin në një linjë me fqinjët për kapacitetet e pritjes së turistëve, në një periudhë kur, sipas të dhënave të INSTAT, sezoni i turizmit është zgjatur nga prilli deri në fund të shtatorit.

Rajoni i jugut ka përfituar ndërkohë investime të mëdha që presin funksionimin e aeroportit për të shfrytëzuar plotësisht kapacitetet turistike.

Shteti shqiptar i ka dalë garant këtij koncesioni me financime, lehtësira dhe mbështetje për përfundimin e punimeve, ndërsa Pacolli dhe Ademi dalin publikisht duke deklaruar pa asnjë përgjegjësi se aeroporti nuk mund të funksionojë në mars.

Kjo sjellje minon aspiratat e Shqipërisë dhe strategjinë kombëtare për zgjerimin e turizmit.

Në kushtet kur përballë janë dy personazhe që nuk ngjallin besim, kanë shkelur detyrime ndaj shtetit shqiptar dhe akuzojnë publikisht njëri-tjetrin për mashtrime, manipulime dhe lojëra të rrezikshme, është e domosdoshme që shteti të ndërhyjë dhe të marrë frenat e projektit.

Me situatën aktuale, as Pacolli dhe as Ademi nuk mund të shkojnë në arbitrazh pa i hapur vetes probleme edhe më të mëdha.

Një sjellje e ngjashme mes Pacollit dhe Ademit është raportuar edhe në Bengazi, çka tregon se modeli i konflik­tit, prishjes së partneritetit dhe bllokimit të projekteve nuk është rastësor dhe se këta dy aktorë nuk kanë ndërmend të realizojnë siç duhet as investimin në Shqipëri.

Ky precedent e bën edhe më urgjente ndërhyrjen e shtetit shqiptar për të mbrojtur një projekt strategjik që nuk mund të lihet në duart e një konflikti të pafund ndërmjet dy individëve që prodhojnë vetëm ngërç dhe jo zgjidhje. /skyweb.al

të fundit

Incidenti në Vlorë/ Dhuna në stadiumin “Flamurtari” (VIDEO)

Skandal në Vlorë. Ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës, është ndërprerë pas tensioneve dhe përplasjeve të ndodhura në fushën e lojës.…

23 minutes ago

Tragjedi në Lezhë/ I biri u gjet pa shenja jete brenda biznesit, nëna nuk duron dot dhimbjen dhe vret veten

Mbrëmjen e djeshme, një tragjedi në familje ka ndodhur në Lezhë, ku një 42-vjeçar u gjet i pajetë në dyqanin…

49 minutes ago

Jorida Tabaku: Një qeveri e akuzuar si grup i strukturuar kriminal premton të ruajë Shqipërinë nga rreziku jashtëm (VIDEO)

Përmes një video në rrjetin social "Facebook", deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj projektligjit të qeverisë për…

1 hour ago

Presidenti Begaj pret gazetarët për festat e fundvitit, vlerëson përgjegjësinë e medias ndaj interesit publik (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi pritjen tradicionale me rastin e festave të fundvitit me…

1 hour ago

Alba Pollozhani ndahet live në “Big Brother VIP Kosova” nga i dashuri: Nuk meriton as një takim

Mbrëmjea e djeshme në "Big Brother VIP Kosova", solli një nga momentet më të forta emocionale të këtij edicioni, pasi…

2 hours ago

DW: Këshilli i Mandateve pa vendim për imunitetin e Belinda Ballukut

Pas pesë orësh mbledhje me dyer të mbyllura, Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, nuk arriti të merrte vendim…

2 hours ago