Vetëm pak ditë na ndajnë nga fillimi i edicionit të dytë të “Dancing with the stars”, ku gjithçka duket gati tani për të mirëpritur VIP-at në pistën e kërcimit.
Një ndër emrat që do t’i bashkohet këtij edicionit të “DWTS” është artistja e njohur Fifi.
Këngëtarja nga Kosova prej pak muajsh është bërë nënë dhe kjo periudhë për të ka qenë kryesisht e dedikuar vogëlushit të saj. Megjithatë, Fifi ka vijuar me angazhimet e saj si këngëtare.
Artistja që pas përfundimit të Big Brother, u duk se i mbylli raportet me të qenurit pjesë e spektakleve në formë reality. Por shija e keqe e eksperiencës së “Big Brother”, tashmë ka përfunduar dhe ajo është gati të sfidojë veten, këtë herë në kërcim. Sido të jetë kjo eksperiencë e saj, mbetet për t’u parë në vijim.
Një tjetër emër që spikat në këtë Dancing është padyshim ai i Armaldo Kllogjerit. I “pagëzuar” me nofkën “Maestro”, ai është sërish gati të bëhet pjesë e ekranit. Pasi mbylli eksperiencën e tij jo shumë të lehtë në Big Brother, edhe tenori i mirënjohur ka nisur të ushtrohet për garën mes yjeve në kërcim.