Gazetari investigativ, Artan Hoxha, është rikthyer të flasë sërish për misterin që ka përfshirë historinë e Ervis Martinajt.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha ka theksuar edhe njëherë se Martinaj është tradhtuar dhe është dorëzuar tek persona të veshur me uniforma policie.
I pyetur se përse hesht policia, Hoxha tha se heshtja e autoriteteve është e qëllimshme.
Pjesë nga biseda:
Fevziu: Pse nuk flet policia?
Hoxha: Policia ka një hetim por ata nuk mund të flasin për hetim. Për mua është vija e demarkacionit e një dekada. Heshtja e autoriteteve është bërë qëllimisht. Kur flas për ngjarjen unë kam parasysh që kam qenë dhe kam folur dhe me njerëzit e tij.
Fevziu: Ti anon nga faktet?
Hoxha: Unë anoj nga faktet dhe faktet nuk i ka policia dhe prokuroria. Kemi të bëjmë me një ngjaje që shënjon një vijë demarkacioni.