“Neymar duhet të shkojë te Chelsea”

Mbrojtësi me përvojë i Chelsea, Thiago Silva, ka komentuar thashethemet që lidhin klubin londinez me Neymar.

Më herët në media u shfaqën informacione se PSG e kishte njoftuar tashmë Neymarin se nuk po llogarisin më tek ai në klub.

“Neymar duhet të shkojë te Chelsea. Nëse kjo ndodh, do të jetë për të mirë. Neymar nuk ka nevojë për prezantim. Nuk di ende asgjë, por shpresoj që gjithçka të funksionojë”, tha Thiago Silva për Sport Witness.

Më herët në shtyp u raportua se Neymar mund të përfundojë në një tjetër klub,  Manchester United. /albeu.com/


Shtuar 28.06.2022 18:03