Ish-ministri i Mbrojtjes së Partisë Demokratike, Arben Imami, është shprehur se kandidati i Lulzim Bashës në Shkodër, Xhemal Bushati, i ka zero mundësitë për të fituar.
Imami shtoi se Bardh Spahia do të arrijë të marrë 90 % të votave të demokratëve të Shkodrës.
Të njëjtën gjë e pohoi më parë edhe kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Bardh Spahia.
“Mjaftojnë vetëm votat e PD-së për të mbuluar PS dhe PSD. Ne marrim përgjegjësinë dhe llogarisim që ne të dalim fitimtarë. Mediat kanë bërë sondazhe dhe e kanë nxjerrë te 10% Lulzim Bashën.
Unë po përpiqem që t’u shpjegojë shkodranëve që vota për Xhemal Bushatin është një votë e djegur, sepse mundësitë janë zerë që ai të fitojë. Sikur ta kuotosh, askush nuk do të vinte paratë e tij për kandidatin e Bashës”, u shpreh Imami./albeu.com/