Categories: Uncategorized

Zyrtari amerikan: SHBA mund të godasë më shumë objektiva në Lindjen e Mesme

Husein al-Mosawi, zëdhënës i Harakat al-Nujaba, një prej grupeve kryesore që mbështeten nga Irani në Irak, zbuti tonet të shtunën duke kërkuar ulje të tensioneve në Lindjen e Mesme, pas sulmeve amerikane në Irak dhe Siri.

Uashingtoni ndërmori këtë hap si kundërpërgjigje ndaj sulmit ndaj një baze ushtarake në Jordani, ku si pasojë u vranë 3 ushtarë amerikanë dhe u plagosën rreth 40 të tjerë.

Të lidhura

None found

SHBA goditi me dhjetra objektiva në Irak dhe Siri që përdoren nga grupet e mbështetura nga Irani dhe Garda Revolucionare iraniane.

Në një intervistë për ‘Associated Press’ në Bagdad, Husein al-Mosawi, dënoi fillimisht sulmet amerikane, duke thënë se Uashingtoni “duhet të kuptojë se çdo veprim shkakton një reagim”.

Por më pas ai zgjodhi një ton më pajtues, duke thënë se: “ne nuk dëshirojmë të përshkallëzojmë apo zgjerojmë tensionet rajonale”.

Media shtetërore siriane njoftoi për viktima si pasojë e sulmeve, por nuk dha ndonjë shifër.

Rami Abdurrahman, i cili drejton Vëzhguesin Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani, tha se 23 persona, të gjithë luftëtarë të këtyre grupeve, ishin vrarë.

Zëdhënësi i qeverisë irakiane Bassim al-Awadi tha në një deklaratë të shtunën se si pasojë e sulmeve në Irak pranë kufirit me Sirinë ishin vrarë 16 persona, mes tyre edhe civilë.

Po sipas tij ishin shkaktuar “dëme të konsiderueshme” materiale mes tyre edhe objekte banimi.

Një zyrtar amerikan tha të shtunën se nga një vlerësim fillestar i dëmeve Shtetet e Bashkuara kishin goditur secilin nga objektivat që kishte planifikuar, përveç disa “shënjestrave dinamike”, në lëvizje, të cilat ishin shfaqir ndërsa nisi misioni. Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, nuk dha informacione mbi viktima të mundshëm si pasojë e sulmeve.

Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar Rezistencën Islamike në Irak, një koalicion milicish që mbështetet nga Irani lidhur me sulmin në Jordani javën e kaluar.

Irani, ndërkohë është përpjekur të distancohet nga sulmi, duke thënë se milicitë veprojnë pa marrë urdhra prej Teheranit.

të fundit

Messi shënon, por Argjentina ndalet nga Kepi i Gjelbër dhe sfida shkon në shtesë

Argjentina nuk arriti ta mbyllë ndeshjen brenda 90 minutave ndaj Kepit të Gjelbër, pasi dueli përfundoi 1-1 në kohën e…

9 minutes ago

Ivan Zamorano kërkon Olisen te Real Madridi: Do ta afroja menjëherë

Edhe pse Real Madrid ka mohuar zyrtarisht interesimin për Michael Olise, emri i sulmuesit të Bayern Munich vazhdon të lidhet…

2 hours ago

Fanellat e zeza, nga përjashtim i rrallë në simbol mode i Kupës së Botës 2026

Një nga detajet e modës për të cilat do të mbahet mend Kupa e Botës 2026 është padyshim pushtimi i…

2 hours ago

Hailey Bieber Becomes a Sensation With SKIMS as Fans Clear Out Stock of the New Collection

Hailey Bieber ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale pas bashkëpunimit të saj të fundit me markën SKIMS të…

2 hours ago

Italian Princess at the Center of French Debate, Jordan Bardella’s Relationship Sparks Controversy Over His Political Image

Lidhja sentimentale e Jordan Bardellës, kreut të ekstremit të djathtë në Francë, me princeshën italiane Maria Carolina de Bourbon des…

2 hours ago

Two Kosovar citizens extradited from Germany to Kosovo after an international manhunt

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së…

2 hours ago