Mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Burrelit, pesë banesa janë shkrumbuar nga një zjarr I madh që u përhap me shpejtësi, të cilat ishin ngjitur me njëra-tjetrën.
Nga banesat nuk ka ngelur asgjë, pothuajse të gjitha janë shkrumbuar.
Një nga banoret ka treguar mes lotësh, se lajmin e ka marrë vesh nga fqinja e saj, pasi ka qenë në punë.
Ajo është shprehur se kjo situatë e ka vendosur shumë në vështirësi, pasi ka 3 fëmijë të vegjël.
“Nga ora 07:20 kam dalë dhe kam ikur tek puna, tek rrobaqepësja. Kam lënë 3 fëmijët brenda. Pasi kanë mbaruar shkollën, fëmijët kanë shkuar direkt tek tezja e tyre, motra ime. Vetëm kur më ka marrë komshija në telefon dhe më ka thënë që të “është djegur shtëpia”. Kur kam ardhur, kam parë vetëm flakët, asgjë tjetër. Ka qenë ora 6 e gjysëm- 7. Fëmijët kanë qenë tek tezja e tyre. Nuk e di fare se nga ka ardhur zjarri, vetëm thjeshtë më kanë thanë që më është djegur shtëpia. Mbrëmë kemi qëndruar tek motra ime. Kërkoj të strehoj fëmijët në ndonjë shtëpi. Shumë të vështirë e kam jetesën tani me 3 kalamaj të vegjël”, shprehet banorja.
Këto banesa private, kanë qenë të gjitha pranë njëra-tjetrës me çati të përbashkët.
Fatmirësisht, nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar, pasi policia evakuoi në kohë të gjithë banorët.
Policia po heton për shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa dyshimet paraprake janë se flakët kanë ardhur si pasojë e shkëndijës elektrike tek njëra nga banesat.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në fushën e dashurisë, dita e sotme sjell ngrohtësi dhe mundësi…
Demokratët ndryshuan mendje. Nuk do të bojkotojnë as Reformën Territoriale dhe as atë Zgjedhore. Sali Berisha i bëri ballë presionit…
Analisti Baton Haxhiu, duke komentuar idenë e një forumi intelektualësh për të bashkuar partitë e opozitës, u shpreh në emisionin…
Të paktën 13 persona kanë vdekur në New York City nga i ftohti ekstrem. Vendi po përballet me valën e…
Teksa forcat amerikane po grumbullohen pranë kufijve të Iranit dhe në kohën kur Teherani po paralajmëron për pasoja nëse shpërthen…
Gazetari Elton Tozaj ka bërë së fundmi një paralajmërim në rrjetet sociale, duke deklaruar se pritet të publikojë materiale që,…