Categories: Uncategorized

Zbardhet skenari/ Si u tentua të krijohej përplasja mes Talo Çelës dhe familjes Manhasa

Përplasjet mes grupeve kriminale dhe hakmarrja e ‘Krymit’ siç njihej Erion Alibej, shkaktoi një seri viktimash.

Emiljano Ramazani ishte një prej tyre, vrasje e cila u përdor nga ‘Krymi’ për të krijuar një përplasje mes Talo Çelës dhe familjes Manhasa. Pikërisht këtë trajton ky episod i emisionit në Shënjestër të gazetares Klodiana Lala në News24.

Të lidhura

None found

Pasi mbaruan punë me Emiljano Ramazanin, plani i Erion Alibej ishte të fuste në sherr familjen Manhasa, që kishte një servis në qytet. Duke ua lënë atyre në servis pistoletën e krimit, për të krijuar bindjen se ishin ata vrasësit e Emiljano Ramazanit.

Dhe kështu sipas skenarit të ndërtuar nga Alibej, Talo Çela do të hakmerrej ndaj familjes Manhasa.

Pra me një gur, Erion Alibej në këtë rast kërkonte të vriste dy zogj.

Kjo pasi familja Manhasa ishte lidhje e Talo Çelës.

Por për të arritur këtë qëllim Erion Alibej kishte nevojë për një njohje të tij në radhët e policisë.

I cili do tia mundësonte një gjë të tillë.

Kjo njohje sipas rrëfimeve të Nuredin Dumanit por edhe hetimeve të mëtejshme do të rezultonte të ishte Leonard Palushi, tashmë i ndaluar në pritje të gjykimit, në këtë kohë shef krimesh në Elbasan.

Më tej Nuredin Dumani rrëfeu se për vrasjen e Emiljano Ramazanit, ai informoi edhe Arjan Spahiun.

Kunatin e Erion Alibej, që në këtë kohë rrinte në Belgjikë.

Këto thënie të Nuredin Dumanit, u vërtetuan nga grupi hetues edhe nga saktësia me të cilën ai tregoi vendet ku kishte qëndruar në Elbasan, midis tyre edhe banesën e Erion Alibej, ku ishte strehuar fare pallatit të tij.

Po kështu thëniet e tij, u konfirmuan edhe nga Henrik Hoxhaj në rolin e njërit prej organizatorëve të vrasjes, i cili zbuloi edhe emrin e Skerdit Tasit, si personi që qëlloi mbi Emiljano Ramazanin.

“Porosinë për vrasjen e Emiljano Ramazanit, mua ma dha Nuredin Dumani. Dhe krimin e mora përsipër ta kryeja me Skerdi Tasin.

Ky udhëzimi ishte që pasi të kryenim ekzekutimin, armën ta hidhnim në një servis makinash në Peqin me qëllim për të akuzuar dikë tjetër. Por unë nuk pranova dhe shuma nga 100 mijë euro u ul në 90 mijë euro, nga të cilat 45 ishin pjesa ime, ndërsa pjesa tjetër e Skerdi Tasit që do të ishte ekzekutori”, tha Henrik Hoxhaj.

të fundit

Doli: 15 minatorë të tjerë u nxorën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

4 minutes ago

Baba me lot në sy pret nxjerrjen e djalit nga miniera e Trepçës

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

15 minutes ago

Trepça miner recounts moments trapped in mine

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…

25 minutes ago

Around 20 miners leave Trepça, while more than 40 remain trapped

Rreth 20 minatorë të Trepçës kanë arritur të dalin nga miniera, ndërsa mbi 40 të tjerë vazhdojnë të mbeten të…

25 minutes ago

Minatori i Trepçës pas daljes nga nëntoka: Koleget janë mirë dhe po ngjiten drejt daljes

Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…

26 minutes ago

The first trapped miners begin leaving Trepça

Grupi i parë i minatorëve ka nisur të dalë nga miniera, katër prej tyre përmes shkallëve emergjente, ndërsa energjia elektrike…

26 minutes ago