Categories: Uncategorized

Vrasja e Ardian Nikulajt në Lezhë, Ruben Saraiva do të ekstradohet drejt Shqipërisë

kstradimin drejt Shqipërisë i Ruben Ribeiro Saraiva, i cili ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj, tashmë është një fakt i kryer.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Brendshëm Taulant Balla me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ai thekson se Policia e Shtetit do të realizojë së shpejti ekstradimin e tij në Shqipëri.

“Sundimi i ligjit vijon të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund. Askush nuk do të mund t’i fshihet.

Falë mbështetjes së Interpol, marrëdhënia me të cilët ka hyrë në një fazë të re, si dhe bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese të Marokut, jemi bërë me dije se është pranuar kërkesa jonë për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit Ruben Ribeiro Saraiva, person i kërkuar nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për një krim të rëndë. Policia e Shtetit do të realizojë së shpejti ekstradimin e tij në Shqipëri,” shkuan Balla.

Ruben Saraiva u arrestua në muajin maj në Marok. Në momentin e arrestimit ai ka qenë i ulur vetëm në një lokal në kryeqytetin e Marokut, Rabat, ndërsa gjatë kontrolleve të ushtruara nuk i janë gjetur dokumente apo armë.

Ai kërkohet nga drejtësia shqiptare, pasi dyshohet se në bashkëpunim me katër shtetas britanikë të paguar nga Edmond Haxhia kanë organizuar vrasjen e Nikulajt.

Edmond Haxhia, porositësi dhe organizatori i atentatit mafioz, si edhe 3 bashkëpunëtorët anglezë që kanë luajtur rolin e vëzhguesit, Thomas Mithan, Steven Hunt, 35 dhe 49 vjeç ndodhen në paraburgim në Britaninë e Madhe, ndërsa Harriet Bridgeman, 28 vjeçe u la në arrest shtëpie pasi kërkoi masë më të lehte sepse ka vajzën e mitur vetëm.

të fundit

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite i kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se programi iranian i raketave balistike përbën një…

2 minutes ago

Skandale të shumta për familjen mbretërore të Norvegjisë, Princesha Mette-Marit nën akuzë për lidhjet me Jeffrey Epstein, i biri për përdhunim

Familja mbretërore e Norvegjisë po përballet këtë javë me skandale në disa fronte, teksa organizata bamirëse po shqyrtojnë mundësinë për…

29 minutes ago

Shqipëria po tërheq pensionistët amerikanë: Qira të lira dhe qëndrim deri në një vit pa vizë

Qiratë dhe kostoja më e ulët e jetesës, si dhe mundësia për të qëndruar deri në një vit pa leje…

47 minutes ago

“Nuk manovrova dot!”/ Aksident në Lushnje, shoferi përplas një kalë, përfundon në spital gruaja e tij

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tri Urat në Lushnje, ku një mjet tip BMW është…

1 hour ago

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

Mëngjesi i sotëm ka nisur pak i zhurmshëm në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Teksa Rogerti po debatonte me…

2 hours ago

Tjetër fitore për kryeministren e parë grua në Japoni, partia e Sanae Takaichit mund opozitën në zgjedhje dhe fiton 2/3-tën e parlamentit

Partia në pushtet e Japonisë, e udhëhequr nga Kryeministrja Sanae Takaichi, fitoi lehtësisht në zgjedhjet e parakohshme të ditës së…

2 hours ago