Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot në Kuvend ka mbajtur takim koordinues me grupin parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit për Rindërtim të Maqedonisë, ku është diskutuar për rikonstruimin e qeverisë të propozuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Në koordinim, siç njoftojnë nga VMRO-DPMNE, është konstatuar se zgjidhjet kadrovike për përbërjen e qeverisë janë rezultat i koalicionit “Pazar 3” ku, siç thonë ata, interesi primar nuk është përparimi i shtetit, por interesat e biznesit dhe ambiciet personale të personelit.
None found
“Vetë zgjidhjet që janë propozuar tregojnë se qeveria menaxhohet nga BDI dhe Ahmeti, ndërsa Kovaçevski është shërbëtor i interesave të tij. Derisa Ahmeti dhe BDI po shkrijnë dhe zhvlerësojnë opozitën shqiptare, Kovaçevski dhe LSDM-ja po paguajnë për planin e Ahmetit”,thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Sipas VMRO-DPMNE-së, kjo përbërje qeveritare nuk do të sjellë as reforma e as përparim, por krim, tenderë në hije dhe thellim të krizës. /alsat
Një fëmijë tetëvjeçar është goditur nga një makinë në një vendkalim për këmbësorë përpara Shkollës Fillore “Goce Dellçev” në Shtip,…
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në Tiranë pas protestave të…
Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë fundjavës te Lepenci i Kaçanikut, që garon në Ligën e Parë të Kosovës.…
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në territorin e…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka kritikuar protestat në Shqipëri, duke thënë se ato po dëmtonin ekonominë dhe krijonin pasiguri…
Aktori i njohur nga Kosova, Çun Lajçi, ka reaguar për protestat që prej pesë ditësh kanë “ndezur” Tiranën, në vijim…