Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçi, i qëndruan kërkesës së seancës paraprake për gjykim të shkurtuar.
Prokuroria thotë se nga hetimet, rezultoi një bisedë e zhvilluar mes Alma Kaçit dhe Safet Gjicit në zyrën e tij, ku Gjici pas favorit seksual, e drejtoi Almën te Granit Gjana, për të folur mbi tenderin për strehimin e qenëve endacakë.
Në banesën e Kaçit u gjet një USB, që përmbante filmimin bruto të aktit seksual në zyrën e Bashkisë.
Në telefonin e Kaçit, që u sekuestrua në kuadër te hetimeve, u gjeten biseda mes saj dhe gazetarëve të Fiks Fare, ku Kaçi fliste për këtë filmim.
Sipas SPAK, filmimi u bë me vullet të plotë nga ana e Kaçit, për ta dokumentar.
Në pah del edhe emri i Adebin Orucit, ish-kryetar i qarkut Kukës, që sipas Kaçit, ai ia ka marrë USB e filmimit me forcë, por për prokurorinë ky variant nuk është i besueshëm.
“Prokuroria pretendon se ky pretendim i Alma Kaçit nuk qëndron. Më pas do të kemi një vendim për ish kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjicin dhe Alma Kaçin, të dy të marrë të pandehur për korrupsion aktiv dhe pasiv. Kjo është nga hetimet e vzhdueshme të prokurorisë, prokuroria sot ka lexuar pretendimet e saj në gjykatë, në fazën e marrjes në pyetje. Ajo pretendon se video regjistimi është bërë, por USB ia ka marrë me forcë Abedin Oruci.
Por ai pretendon se nuk ka marrë materialin, apo e ka publikuar ai materialin në rrjetet sociale. Kaçi pretendon se Oruci mund ta ketë hedhur në kompjuterin e tij, por nuk evidentohet që të jetë regjistruar një material i tillë, e ka përjashtuar atë nga përgjegjësia penale, ështrë marrë në pyetje si person që ka dijeni”.
Spanja po vazhdon rrugëtimin e saj në Kupën e Botës 2026 dhe tashmë është vetëm një hap larg finales. Përballë…
Harry Kane ka pranuar se Anglia duhet të përmirësohet nëse dëshiron ta mposhtë Argjentinën në gjysmëfinalen e Kupës së Botës,…
FIFA ka vendosur të mos komentojë për provokimet e përsëritura nga futbollistët argjentinas në lidhje me Ishujt Falkland, vetëm pak…
Transferimi i Marc-Andre ter Stegen te Ajax Amsterdam, që deri pak ditë më parë dukej vetëm çështje kohe, tani është…
Legjenda e futbollit kamerunas, Samuel Eto'o, ka dalë në mbrojtje të Kylian Mbappes, duke u bërë thirrje tifozëve dhe opinionit…
Aston Villa ka fituar garën për transferimin e mesfushorit zviceran Johan Manzambi, duke ia rrëmbyer Newcastle United në momentet e…