Categories: Uncategorized

Zidan nuk duron më: Duket sikur i fitojmë ndeshjet vetëm prej gjyqtarëve (VIDEO)

Zinedin Zidan duket se është mërzitur duke dëgjuar pas çdo ndeshje se skuadra e tij po fiton këtë titull kampion vetëm falë penalltive dhe dhuratave që i vijnë nga xhaketat e zeza.

Një penallti e diskutueshme ishte ajo që i dha suksesin sot ndaj Atletik Bilbaos dhe për Zidan, pyetjet e përjavshme janë bërë bezdisëse, siç pranoi vetë pas ndeshjes.

“Jam i bezdisur pasi në fund thuhet gjithmonë e njëjta gjë, duket sikur ne fitojmë ndeshjet vetëm për shkak të gjyqtarëve. Nuk është ashtu, ne fitojmë në fushë dhe duhet ta respektoni këtë, duhet të repsektoni atë që lojtarët po bëjnë në fushë. E di që nuk do të ndryshojë, por ju them ndjesitë tona. Ne po luftojmë në çdo ndeshje, mendoj se si gjithmonë gjyqtari ka shkuar të shohë aksionin dhe e vërshëlleu penallti sepse ishte penallti”, deklaroi tekniku i madrilenëve.

Ndërkaq, ai kishte lëvdata për Ramos, i cili është kthyer në një prej golashënuesve më të mirë të Realit në këtë sezon. “Penalltitë e Ramos? Ai është një specialist, ndalet dhe stërvitet për to në çdo seancë stërvitore dhe ky është një plus më shumë për ne”, tha Zidan.

të fundit

Kryeministri deklaroi se do pengojë kërkesën e SPAK/ Reagon Bardhi: Me urgjencë duhet t’i hiqte imunitetin Ballukut, Rama po kërkon të blejë kohë, e di se rrethi po ngushtohet

Kryetari i grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me imunitetin e…

14 minutes ago

E rëndë në Durrës/ Ra nga pallati ku po punonte, humb jetën 57-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga…

41 minutes ago

Dhuratat e Krishtlindjeve, ja me çfarë t’i surprizoni të dashurit tuaj sipas shenjës së tyre të horoskopit

Njiheni prej vitesh, keni blerë gjithçka deri tani dhe jeni bosh nga idetë? Ose, njiheni pak dhe hezitoni sepse nuk…

1 hour ago

Zëvendësuesi i Guardiolës te Mançester Siti? Mareska: S’kam kohë për këto spekulime

Trajneri i Çelsit, Enco Mareska, ka folur për spekulimet që lidhin atë për një kalim të mundshëm në Mançester Siti.…

2 hours ago

Njihuni me banorët e “Big Brother VIP Albania 5” (EMRAT)

Mbremjen e djeshme, nisi edicioni i pestë i “Big Brother Albania VIP”, ku banorët e parë iu bashkuan shtëpisë së…

2 hours ago

Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit

Prokuroria e Tiranës, ka shpallur në kërkim Eno Agasin, i cili është djali i xhaxhait të Ergys Agasit. Raaportohet se…

3 hours ago