Categories: Uncategorized

Video e Salomon Kalou vendos në rrezik rifillimin e Bundesligës (VIDEO)

Futbolli gjerman po priste me ankth vendimin e Kancelares Angele Merkel për t’i ndezur dritën jeshile rifillimit të sezonit, teksa një video e regjistruar nga lojtari i Herthas së Berlinit, Salomon Kalou, mund të hedhë në erë gjithçka. Futbollisti nga Bregu i Fildishtë po filmonte atë që po ndodhte në dhomat e zhveshjes së skuadrës së tij (po e transmetonte “live” në llogarinë e tij në Facebook), duke lënë të kuptohet se nuk po respektoheshin rregullat e higjienës, sipas një protokolli të detajuar.

Pas kësaj videoje shokuese për opinionin, klubi nga Berlini ka pezulluar menjëherë futbollistin, kontrata e të cilit përfundon në fund të këtij sezoni.

Në regjistrimet e Kalou dallohet qartë se si futbollistët dhe stafi shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin, duke mos respektuar distancimin social, por nuk përfundon me kaq. Ish-futbollisti i Chelsea-t, teksa filmonte veten, zbulon edhe një zarf që tregonte pagën. Madje shoku i skuadrës së tij, Vedad Ibisevic, ankohet për uljen që pagës për shkak të krizës së Koronavirusit, duke përdorur një fjalor të rëndomtë.

“Imazhet e shpërndara nga Salomon Kalou nga dhomat e zhveshjes së Herthas së Berlinit janë të papranueshme. Nuk mund të ketë tolerancë për këtë,” reagoi Liga e Futbollit, para se futbollisti të pezullohej.

Në video sulmuesi nga Bregu i Fildishtë takon edhe mbrojtësin Jordan Torunarigha, ndërsa ky i fundit po kryente testin për COVID-19. Edhe pse mjeku i kërkon të largohet, sepse nuk duhej të ishte në të njëjtën dhomë gjatë kësaj procedure, Kalou nuk ia vë veshin, duke shkelur sërish protokollin.

Një video kjo që bashkë me 10 rastet e para pozitive vënë në diskutim serioz gjithë sistemin e futbollit gjerman në këtë moment delikat.

të fundit

Taksia përplas motorin në Vlorë, i plagosuri niset me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ali Demi” në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet…

14 minutes ago

Panik në Durrës/ Zbulohet një pako me eksploziv pranë hotelit të Vangjush Dakos

Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…

42 minutes ago

Vrau dy persona në Shkodër dhe plagosi dy të tjerë, izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë Ragip Gila

Ragip Gila, autori i dyshuar i atentatit në Shkodër, po mbahet i izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Për shkak…

1 hour ago

Dardan Cena shpallet kampion i Ballkanit në xhudo

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…

2 hours ago

Deputeti i PD reagon për aksionin e IKMT në Valbonë: U ndërtuan me mund e djersë

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…

2 hours ago

Sirena alarmi në Poloni për shkak të kërcënimit me dron, mbyllet aeroporti, avionët luftarakë ngrihen në ajër

Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…

2 hours ago