Categories: Uncategorized

VIDEO/ “Aziiill”, “aziiil”: Thirrje rrëqethëse të Harun Çelik teksa Rama ia nis dhuratë Erdoganit për Vit të Ri

“Aziiil”, “aziiil”. Ky është zëri i thellë që dëgjohet brenda xhamave të makinës Mitsubishi të policisë teksa shoqëron me forcë mësuesin turk Harun Çelik natën e 1 janarit për në aeroportin e Rinasit për ta dërguar në Turqi pavarësisht kërkesës së tij.

“Abc News” ka publikuar videon me pamje tronditëse, ku makina e policisë që shoqëron Harun Çelik në aeroport.

Të lidhura

None found

Nga brenda saj dëgjohen me zë të lartë thirrjet e Harun Çelik teksa kërkon azil në Shqipëri, gjë e cila nuk ka mjaftuar për të shpëtuar nga hipja me forcë në avionin e “Ai Albania”.

Ka dyshime të forta se dëbimi i Harun Çelik është kryer duke shkelur të drejtat themelore të njeriut nga shteti shqiptar.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga policia, ndërsa BIRN shkruajti dje se Harun Çelik ishte dërguar më parë në ambasadën turke para se të nisej për në Turqi.

Në një prononcim për BIRN, kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, në reagimin e vetëm të këtij lloji, shpjegoi se Çelik u dërgua në ambasadën turke pasi nevojitej leje kalimi për në Turqi.

Sëfundmi në lidhje me këtë kanë reaguar organizmat ndërkombëtare, ndërsa eurodeputetja Ramona Strugariu është shprehur në një letër për kryeministrin Rama dhe presidentin Meta se respektimi i të drejtave të njëriut përbën kusht për integrimin e vendit në BE.

Mediat turke raportuan se në dëbimin e tij u përfshinë edhe shërbimet sekrete turke, kurse ka dyshime të forta se gjithçka ndodhi pas një marrëveshjeje politike mes qeverisë së Tiranës dhe asaj të Ankarasë. /abcnews.al

të fundit

Laçi synon kthesën në fushën e vet, Partizani udhëton me objektiv të qartë! Nis përballja

LIVELaçi 0 – 0 Partizani1’ – Nis sfida në stadiumin “Laçi” [...]Read More...

28 seconds ago

Fillon përballja në “Selman Stërmasi”, Tirana synon surprizën e madhe dhe Teuta s’ka më vend për gabime

LIVETirana 0 – 0 Teuta1’ – Shkelmohet topi në ndeshjen Tirana – Teuta [...]Read More...

47 seconds ago

Protestuesi akuzon policinë për thyerjen e hundës së djalit student: Qëndroi tre ditë në qeli

Një protestues, nga protesta e PD, ka denoncuar në një prononcim për gazetaren e News24, Xhensila Kodra, dhunën ndaj djalit…

8 minutes ago

Komisioni historik RMV-Bullgari mbyll takimin pa marrëveshje, raundi i radhës zhvillohet në Sofje

Takimi i fundit i Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së…

10 minutes ago

Gostivar, arrestohet 60-vjeçari që dyshohet se detyronte nënën e tij 80-vjeçare të lypte

Një 60-vjeçar nga Gostivari dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore e ka detyruar nënën e tij 80-vjeçare, e…

11 minutes ago

Karoglan nuk shihet në fotot para sfidës me Laçin, Partizani ngre pikëpyetje

Në postimin e fundit në rrjetet sociale të klubit të Partizanit, disa minuta para ndeshjes me Laçin, ekipi shfaqet duke…

13 minutes ago