Ish-basketbollisti i Boston Celtics, Cleveland Cavaliers, Dallas Mavericks dhe Seattle SuperSonics, Delonte West, i cili i fitoi më shumë se 16 milionë dollarë, është incizuar duke u rrahur në rrugë nga një person.
Në një video të publikuar online, Delonte West tregon se atij i ishte afruar një person me armë, përderisa kishte qenë duke ecur rrugës.
Megjithatë, kur u pyet të japë më shumë detaje për incidentin, Delonte vazhdimisht thoshte: “S’më intereson”, para se të fillonte të ankohej për diçka që ishte e vështirë të merrej vesh.
Menjëherë pas kësaj u publikua edhe videoja që pretendohet se e tregon incidentin për të cilin po fliste West, ku shihet një person duke e rrahur një tjetër në mes të rrugës.
Pas klipit, shumë yje në botën e basketbollit postuan në rrjetet e tyre sociale, duke u kërkuar NBA dhe të gjithë personave t’i dalin në ndihmë Westit, për të cilin thuhet se ka probleme mendore dhe është i pastrehë.
Gjendja e Westit ishte bërë shqetësuese për tifozët fillimisht para katër vjetëve, kur ai ishte parë duke ecur rrugëve të Houstonit zbathur. Kur ishte pyetur se a është Delonte West, ai kishte thënë: “Kam qenë ai, por s’po e jetoj më atë jetë”.
Disa ditë më vonë, shkaku i sjelljes së tij jashtë një klubi striptizmi dhe në një ndeshje basketbolli të fëmijë, vëllai i tij Dmitri kishte bërë të ditur se West po vuante nga çrregullime mendore.
Më vonë, West ishte parë duke ecur në një rrugë në Maryland, duke i nxitur spekulimet se ai është i pastrehë.
Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë…
Një vrasje raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Hajvali të Prishtinës. Sipas mediave të Kosovës viktima është…
Sinjalet që na dërgon trupi, kur diçka nuk shkon mirë, nuk duhet të lidhen domosdoshmërisht me dhimbjet. Disa shenja mund…
Një person është vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë nën hetim, pasi akuzohen si shkaktarë të ndezjeve të…
Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, ka paralajmëruar se shteti i tij përballet me përshkallëzim konflikti me Shtetet e Bashkuara, nëse nuk…
Shiu i meteorëve Perseid pritet të arrijë kulmin në mesin e gushtit dhe konsiderohet më i miri i vitit. NASA…