Categories: Uncategorized

Tre mijë shtëpi në Tetovë pa ujë të pijshëm, banorët të shqetësuar nga korona virusi, kërkojnë ujë sa më shpejt (VIDEO)

Tre mijë shtëpi, nga varrezat e qytetit të Tetovës e deri tek tregu i kafshëve në Reçicë të vogël janë pa ujë të pijshëm.

Në kohën kur autoritetet bëjnë thirrje të vazhdueshme që të mbahet higjiena personale, dhe sa më shpesh të lahen duart si masa parandaluese kundër Koronavirusit, këta banorë janë të detyruar që të gjejnë zgjidhje duke mbushur ujë në çezmat publike dhe nga përrenjtë rrëzë Malit Sharr.

Të revoltuar banorët e rrugës 146, thonë se autoritetet komunale as që çajnë kokën për problemet e tyre e megjithatë kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë të problemit.

“E para ne ankohemi për ujë të pijshëm, nuk kemi për pastrim tash edhe si ka dalë edhe ky Koronavirusi ne s’kemi ujë për pije a jo për tu larë dhe ne si mund të mbajmë higjienë pa ujë nuk bëhet asgjë, ky vendbanimi 146 për ujin na gënjejnë ta sjellim ta sjellim 10 vite dhe nuk e sjellin vetëm kur ka zgjedhje ata kanë interes tek ne kur s’ka nuk na njohin se kush jemi. A keni frikë nga korona virusi? Si nuk kemi frikë në kemi shumë frikë por pa ujë çka të bëjmë , s’kemi ujë s’ka ata thonë se kanë mbaruar bazenin po sa është e vërtetë ne nuk dimë asgjë”, theksoi Serbes Demiri – banor.

“Për ujë këtu nuk ka , komuna ka bërë disa pishina lartë por nuk janë të lëshuara akoma edhe pse se dimë se ­çfarë planesh kanë a mendojmë për zgjedhjet e ardhshme por ne ujë këtu nuk kemi. Mbushim poshtë tek çezmat te varrezat atje çka janë me ato”, pohoi Selver Veseli – banor.

“Ujë për pije nuk ka por s’ka as për të larë nga përrenjtë e marrim një ka këtu një lart, nga këta e marrim, nga aty e marrim nga aty pimë nga aty lahemi se këtu s’ka ujë aspak”, deklaroi Shaqir Rexhepi – banor.

Nga Komuna e Tetovës thonë se muajin e ardhshëm duhet që të fillojnë punët në pishinën që është ndërtuar për ujë të pishëm për këta banorë.

“Duhet të zgjidhet kompania me tender për bazenin që do të ndërtohet për të sjell ujin deri tek shtëpitë që janë të banueshme mbi teqen Arabati Baba Teqe. Kompania e cila do të zgjdhet duhet që ti fillojë punët muajn e ardhshëm”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Komuna e Tetovës ka filluar me larjen e rrugëve si masë kundër përhapjes së pandemisë Coronoavirus, ndërsa të gjithë lokalet gjatë natës kanë filluar të respektojnë vendimin e qeverisë që të mbyllen nga ora 18:00.

të fundit

Raporti: Kadastra injoron Kuvendin dhe rekomandimet

Raporti i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit vë në dukje se në shumicën e rasteve, Kadastra injoroi masat dhe…

28 minutes ago

Vendimi i qeverisë/ Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë që përfitojnë

Këshilli i Ministrave, ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në vendimin që rregullon strukturën e pagave, nivelet e pagave dhe…

49 minutes ago

Aksident në aksin Tepelenë-Këlcyrë, plagoset shoferi

Mbrëmjen e djeshme, një aksident automobilistik është regjistruar aksin Tepelenë-Këlcyrë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në kthesën e fshatit Mezhgoran,…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 84.4 lekë dhe do shitet me…

2 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit/ Vijon rinumërimi i votave për Tiranën, KQZ: Deri tani janë hapur 355 kuti, ja rezultati

Ditën e sotme, do vijojë dhe procesi i rinumërimit të kutive të votimit, për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit…

2 hours ago

Big Basta fiton “Ferma VIP 2”

Big Basta është fituesi i edicionit të dytë të "Ferma VIP 2". Pas 24 javësh, Big Basta është kurorëzuar si…

3 hours ago