Leipzig ka shkruar historinë në UEFA Champions League, teksa për herë të parë në histori ka arritur të prekë çerekfinalet e këtij kompeticioni, pasi ka eliminuar nënkampionët e Evropës, Tottenham me rezultatin e përgjithshëm 4-0.
Ashtu si në Angli, dominimi ishte i gjithi i ekipit gjerman, që kaloi në avantazh pas vetëm 10 minutash me anë të Sabitzer, i cili me një predhë “çau” duart e Hugo Lloris.
Për t’i dhënë edhe një tjetër shuplakë ekipit të Mourinhos, mendoi përsëri kapiteni Sabitzer, i cili 11 minuta pas golit të parë, shënoi përsëri, këtë herë pas një goditje me kokë.
Goli i dytë gati vrau çdo shpresë të mbetur të Tottenham dhe në fund pati vend edhe për një tjetër gol të Emil Forsberg. Suedezi, i cili sapo kishte zbritur në fushë, shfrytëzoi një rrëmujë në zonë për të mposhtur portierin Lloris për herë të tretë.
Kështu, sfida u mbyll 3-0, ndërsa rezultati i përgjithshëm, së bashku me ndeshjen në Angli, shënon 4-0.
Mbi 500 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë të tjerë nga Kosova janë nisur në Holandë. Të dielën…
Prokuroria e Përgjithshme ka pranuar zyrtarisht se dokumenti i shtetit grek për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është autentik. Vendimi…
Një kërpudhë vrasëse po përhapet gjithnjë e më shumë në spitalet evropiane dhe Italia është ndër vendet më të prekura.…
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka votuar në procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pavarësisht vendimit…
"SPAK e tërhoqi urdhrin e arrestit ndaj Taulant Ballës, i cili – sipas Dumanit – e mbron Suel Çelën". Kështu…
Dje ishte një ditë historike, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pati mbledhjen e parë në Tiranë. Sot është bërë një…