Dashuria e napolitanëve për numrat 10 të Argjentinës nuk ka fund, edhe kur ato zbarkojnë në qytetin italian si kundërshtarë.
Kjo është arsyeja sepse me qindra tifozë napolitanë kanë rrethuar hotelin ku sot mbërriti Barcelona, për të parë vetëm për disa sekonda Lionel Messin, atë që këtij qyteti i kujton gjithnjë e më shumë legjendën Maradona.
Tifozët kanë pritur me kore të shumta zbarkimin futbollistëve të Barcelonës nga autobusi derisa erdhi radha e argjentinasit, duke shpërthyer në brohoritje për të.
Këngët që i kushtoheshin Mesit, por edhe ato të famshmet e viteve ’80 si “Ho visto Maradona”, pushtuan sheshin rrotull hotelit, ndërsa katalanasit futeshin nën masa të rrepta sigurie.
Gjithçka ndryshe nga ajo që përjetoi Real Madridi kur u ndesh me napolitanët në Ligën e Kampioneve.
Asokohe hoteli u rrethua, por tifozët e bënë për të vërshëllyer Ronaldon dhe shokët e tij e për t’i vënë nën trysni para sfidës mes dy skuadrave.
Gjithçka ndryshon me numrin 10 të Argjentinës, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme.
Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…
Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…
Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…
Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…
Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…