Categories: Uncategorized

“Të ftuar VIP dhe aheng”, Rovena Stefa zbulon kur do të martohet (VIDEO)

Rovena Stefa prej vitesh mbetet një nga këngëtaret më të dashura për publikun dhe shumë e kërkuar në dasma, por vetë ajo kur do të martohet? E ftuar në “Takimin e pasdites”, Rovena ka folur ndër të tjera edhe lidhur me planet e saj për dasmën.

Rovena u shpreh se shpreson që së shpejti edhe ajo të martohet. Madje këngëtarja zbuloi edhe si e mendon dasmën, me të ftuar VIP dhe me rrëmujë.

“Kam 10 vite që vetëm martoj të tjerët dhe shpresoj që të ma kthej zoti që kam martuar kaq shumë të më martojë edhe mua. Kjo martesa në Shqipëri është kështu, “Po hë mi Rovena se gjete akoma ndonjë” dhe unë rri kështu si fajtore. Ju përgjigjem hajt si ta ketë shkruajtur zoti çfarë t’u them. Edhe këtë verë e sigurt s’kam kur të martoj veten se kur janë zënë ato datat kryesore unë i them me kismet nga Shtatori fundi i Shtatorit sepse nuk kam vend të martohem”, u përgjigj Rovena.

E pyetur nga moderatorja Evi Reçi se kush do këndojë në dasmën e Rovenës ajo u përgjigj:

“Në dasmën time unë do marr vetëm një orkestër sepse nuk dua fare të më këndoj askush sa aq shumë kam kënduar unë sa që dua thjesht një orkestrale të lehtë. Atyre njerëzve do iu them çfarë muzike doni, kur të më martoni mua unë do iki me makinën me kanaçe e ju vazhdoni bëni aheng. Unë jam lodhur nga ahengu, nga qejfi.

Kur e ke punën e lidhur punë me këtë edhe gëzimin tim nuk e shoh ashtu. Kjo është një dëshirë e imja sepse e di që kur të martohem aty do të plasë rrëmuja, miqtë e mi, artistët do këndojnë e do kërcejnë, sigurisht që do gëzojnë”, ka përfunduar Rovena.

të fundit

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë, merr 84 vota pro! Mazhoranca duartroket, opozita proteston

Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama…

6 minutes ago

PS propozoi Niko Peleshin/ Nis votimi i fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, opozita bojkoton procesin, hedh pankarta te kutia e votimit

Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…

30 minutes ago

PD mban 1 minutë heshtje në nder të Azem Hajdarit, mazhoranca nuk i bashkohet

Gjatë seancës së parë të legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbajtur një minutë…

41 minutes ago

Legjislatura e re parlamentare, betohen deputetët e Kuvendit

Parlamenti hapi dyert këtë të premte për të pritur deputetët e Legjislaturës së 11-të. Pas seancës së paradites, deputetët iu…

1 hour ago

EMRAT/ Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,…

1 hour ago

Studenti që foli i fundit me Charlie Kirk thyen heshtjen pas vrasjes së tij në Utah

Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…

2 hours ago