Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka qenë të dielën në një lidhje Skype në programin “E diell”. Ajo ka treguar si kanë shkuar këto ditë për të e vetëizoluar dhe se si e mban trupin në formë gjatë kësaj kohe. Nora ka pohuar duke qeshur për gazetarin Ervin Kurti, se këto ditë i është dashur të pastrojë, lajë, gatuajë dhe të hekurosë vetë.
Istrefi ka treguar gjithashtu se kur ka qenë e vogël, babai i sillte në shtëpi filma shqiptarë dhe se 3 filmat që ajo mban mend prej asaj kohe janë: “14 vjeç dhëndër”, “Muri i gjallë” dhe “Balada e Kurbinit”. Nora ka treguar se këto filma mund t’i shohë sërish në çdo moment pasi i ka shumë qejf.
Këngëtarja nuk i ka shpëtuar as pyetjes se çfarë ka konsumuar më shumë këto ditë dhe si ka mundur ta mbajë ende trupin në formë, por ka treguar se i ha të gjitha llojet e ushqimeve nga pak, pa bërë asnjë zgjedhje.
Nora është një nga këngëtaret më tërheqëse të shoëbiz-it shqiptar e cila është lakuar gjithmonë për format e saj perfekte fizike.
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…
Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata…