Ndërkohë që jemi në ditën Ndërkombtare kundër kancerit, një studente nga Vlora ka bërë një denoncim të fortë për kushtet e konviktit të Universitetit “Ismail Qemali”.
Sipas saj, kryeministri Edi Rama së fundmi ka inaguruar rikonstruksionin e fasadës së konviktit të vajzave ndërsa konvikti i djemve ka në strukturë materiale kancerogjene.
None found
“Para disa ditësh kryeministri inaguroi fasadën godinën e konviktit të vajzave, ndërsa nga krahu tjetër është i djemve ku jetojnë dhjetra prej tyre që ju rrezikohet jeta dhe shëndei nga një material si aspesti nga i cili është provuar shkencërisht se shkakton kancer.
A ka vlerë jeta jonë apo është më e rëndësishme propaganda e fasadave”, shprehet studentja.
Videon e ka publikuar ish-deputeti demokrat, Fatbardh Kadili përkrah të cilës shkruan:
“Studentja vlonjate denoncon rrezikun qe kanos studentet.
Ne Diten Nderkombetare te Luftes kunder semundjes se kancerit, vjen ky denoncim nga Vlora.
Rama inauguron lyerjen e fasadave, por nuk largon materialin kancerogjen nga catia e konviktit”. /albeu.com/
Një aksident me vdekje është regjistruar në Kombinat, ndërron jetë 61-vjeçari. Viktima me inicialet Y.D. po lëvizte me motoçikletë, ndërsa…
Një tjetër rast i trafikut të dyshuar të armëve është goditur në kryeqytet ditën e sotme (24 prill). Burime zyrtare…
Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike, ka denoncuar sot mosfunksionimin e sistemit E-albania, duke penguar qytetarët të aplikojnë për…
Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin Blendi Gonxhja, tha se në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi për…
Skandali i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), thellohet me akuza të reja, sipas të cilave hetimi i SPAK-ut…
Prokuroria e Tiranës, ka marrë në pyetje pesë të mitur, të cilët nga këqyrja e kamerave të sigurisë shfaqen duke…