Can Yaman është kthyer në një nga aktorët më të suksesshëm të kinematografisë turke, me një numër të madh fansash në të gjithë botën dhe gjithashtu është shpallur ndër aktorët më të bukur në Turqi. Së fundmi, aktori i mirënjohur ka bërë një udhëtim në Itali, ku duket se është përballur me të papritura.
Dhjetra fansa kanë vërshuar rrugëve të shtetit italian, me pankarta e telefona, duke bërtitur emrin e tij, teksa i kërkonin foto. Italianet duket se e kanë harruar Covid-19 dhe dramën që iu shkaktoi virusi për muaj me radhë e në sytë e tyre ekziston vetëm Can.
Pas super suksesit të “Erkenci kus”, Can u rikthye në ekran me një serial të ri, të titulluar “Bay Yanlis” ku luan krah aktores Ozge Gurel, e cila u bë e njohur për publikun shqiptar pas serialit ‘Stina e qershive’. Kjo është hera e dytë që ata luajnë së bashku, pasi më herët i kemi parë edhe në serialin “Hëna e plotë”.
Disa ditë më parë u raportua se xhirimet e serialit janë ndërprerë, pasi një nga personat e stafit ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mirëpo, pak pas rikthimit të aktorëve në sheshxhirim thuhet se “Bay Yanlis” do mbyllet me 15 episode dhe se xhirimet do ndërpritet përfundimisht së shpejti.
Ende nuk dihet arsyeja e këtij vendimi që ka mërzitur fansat, pasi seriali po ecte shumë mirë, ndonëse të gjitha sondazhet rendisin në vend të parë “Sen çal kapimi”.
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…