Categories: Uncategorized

Spektakël në derbin e Londrës, Chelsea dhe Arsenal ndajnë pikët (VIDEO)

Chelsea dhe Arsenali kanë dhuruar spektakël në Derbin e Londrës që është mbyllur në barazim 2-2, edhe pse topçinjtë luajtën për një orë me një lojtar më pak në fushë.

Në minutën e 25-të, Mustafi gabon në rikthimin e topit pas duke i dhënë mundësinë Abraham që të gjendet përballë portierit Leno, e kalon lehtësisht, por më pas ndalet nga David Luiz. Mbrojtësi brazilian u ndëshkua me karton të kuq, ndërkohë që Chelsea fitoi një penallti që do të kthehej në gol nga Jorginho.

Të lidhura

None found

U duk se ndeshja do të ishte e fituar nga Blutë e Londrës, por Martinelli përfitoi nga përgjumja e Kante dke shënuar golin e barazimit në minutën e 63-të me një kundërsulm vrasës. Chelsea gjithsesi rigjeti sërish avantazhin me Azpilicueta-n, i cili shënoi pas një aksioni të nisur nga goditja e këndit.

Në minutën e 88-të, Arsenali do të barazonte me Bellerin, i cili shënon pas dy vitesh. Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte më, me Chelsea-n që mbetet në vendin e katërt me 40 pikë.

të fundit

Apasiev: VLEN defeated VMRO-DPMNE in Bërvenicë and proved its political weight

Kryetari i së Majtës, Dimitar Apasiev, me një postim në rrjetet sociale ka komentuar zhvillimet politike në Bërvenicë, duke e…

20 seconds ago

Sela on victory in Brvenica: A major boost, with Butel now the goal

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka uruar shqiptarët e Komunës së Bërvenicës për fitoren në zgjedhjet lokale, duke vlerësuar…

37 seconds ago

Mickoski explains defeat in Brvenica: Demographics, national identity and a “Trojan horse

Kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski ka reaguar pas humbjes së kandidatit të tyre në zgjedhjet lokale në Bërvenicë. Mickoski, tha…

55 seconds ago

Toshkovski: Macedonia is strengthening its ability to respond to new terrorist threats

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot (02.11.2026) mbajti fjalim në sesionin hapës të vizitës vlerësuese të Drejtorisë Ekzekutive…

1 minute ago

The result in Brvenica puts coalition partners at odds

OBRM-PDUKM dhe VLEN, partnerë të koalicionit në Qeveri, komentuan me mesazhe të ndryshme rezultatet e zgjedhjeve lokale në Brvenicë, të…

1 minute ago