Ronaldo Luis Nazario de Lima e ka zbuluar se momenti i tij i preferuar në karrierën e tij të ndritshme në futboll ishte në vitin 2003 kundër Manchester United në Old Trafford në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Duke folur për Sky Sports, legjenda braziliane tha se ndeshja ishte një moment i veçantë për të, pasi shënoi het-trik për Real Madridin në një humbje 4-3.
None found
“Ishte ndeshja e Ligës së Kampionëve kundër Manchester United në Old Trafford”.
“Ishte një duel i bukur dhe i hapur, dhe unë shënova tre gola atëherë. Ishte e mahnitshme”.
“Më e mira erdhi kur u ndërrova. I gjithë stadiumi më përshëndeti mua me një ovacion të madh”.
“Të gjithë u ngritën në këmbë, nuk do të prisja kurrë diçka të tillë. Unë u befasova nga ky reagim spontan i tifozëve, për të cilët unë isha një rival në fund të fundit”.
“Ishte një moment magjik, një nga më të rëndësishmit në jetën time. Futbolli është gjithçka për mua. Kur shikoj mbrapa, jam krenar për atë që kam arritur në karrierën time”, ka thënë Ronaldo.
Manchester United ishte mposht me 3-1 nga Real Madridi në ndeshjen e parë çerekfinale.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…